​Lahaj në Gala Koncert, “Tre tenorët” në Turqi

Kultura

​Lahaj në Gala Koncert, “Tre tenorët” në Turqi

Më: 13 janar 2023 Në ora: 11:12
Ramë Lahaj

Tenori Ramë Lahaj ndau skenën me Alvarez dhe Karahan në Turqi. Lahaj, si një ndër tenorët më të njohur në skenën e operës, ka qenë pjesëmarrës në koncertin “Tre tenorët” së bashku me Marcelo Alvarez dhe Murat Karahan në Gala Koncertin e organizuar nga Orkestra Filarmonike “Limak” për Vitin e Ri në Ankara dhe Stamboll.

Përmes postimi në Facebook, Lahaj ka folur për eksperiencën e tij në këto dy koncerte.

Ai shkruan se ndjehet i privilegjuar që ka ndarë skenën me një ndër tenorët më të njohur dhe inspiruesit e tij, Marcelo Alvarez, dhe me mikun e tij, Murat Karahan.

Privilegjin për t’a ndarë skenën me njërin prej atyre që me ka inspiruar gjatë fillimeve të mija, si Marcelo Alvarez i cili i ka dhënë shumë botës së Operas dhe mikut tim, Tenorit brilliant Murat Karahan që është edhe krenaria Turke, janë eksperienca krejt unike që vijnë rrallë herë në jetë”, ka shkruar Lahaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat