Shqiptari dhe Ajnshtajni

Kultura

Shqiptari dhe Ajnshtajni

Nga: Sevdail Hyseni Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 09:14
(Karikatura marrë nga interneti)

Gjatë kohës së Zogut, dikur në Tiranë,

Takon shqiptari fizikanin Ajnshtajn,

E pyet gjeniun e Çmimit Nobel:

Nga goja e hapur, çfarë ajri del?

A është i ftohtë, apo i ngrohtë?

Bjeri më shkurt, mos ia fut kot!

Del ajër i ftohtë, fizikani i sigurt!

Pse në dimër i hukatim du’rt?!

Qenka i ngrohtë, gabova vërtetë!

Pse i fryjmë çajit, kur është i nxehtë?!

U step nobelisti, pa gojë e pa mend

Vazhdonin pyetjet, ashtu me rend!

Kur na djeg qumështi, pse i fryjmë kosit?

Mendja e shqiptarit përtej kozmosit!

Largohet Ajnshtajni, me lutjen e parë::

- O Zot, mos paça punë me shqiptarë!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat