Një aktivitet studimor i Forumit të Trashgimisë Kulturore të Dragashit në qytetin historik të Prizrenit

Kultura

Një aktivitet studimor i Forumit të Trashgimisë Kulturore të Dragashit në qytetin historik të Prizrenit

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 14:32
Pamje nga takimi

Një aktivitet studimor i Forumit të Trashëgimisë Kulturore të Dragashit në qytetin historik të Prizrenit

Muharrem Qafleshi

Në kuadër të projektit “Ta njohim Trashëgiminë Kulturore të Kosovës”, koordinatoret e projektit,  udhëheqësi për Kulturë në Drejtorin Komunale në Dragash, Nexhat Tërshnjaku, profesorët e historisë, Agzim Gashi, Arlind Bojaxhiu, Valent Qafleshi dhe nxënësit e përzgjedhur për Forumin e  Trashëgimisë Kulturore jo vetëm për Komunën e Dragashit por edhe për tërë Kosovën sot, bënë një vizitë studimore në qytetin historik të Prizrenit, ku u pritem nga Samir Hoxha, drejtor QRTK-së në Prizren, i cili bëri një prezantim të shkurtër të ecurisë dhe punës së Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Rajonit të Prizrenit, mënyrën e funksionimit, ndërveprimet me palët e interesit, problematikat e hasura në terren dhe të arriturat e shumta dhe të suksesshme si, në evidentimin, inventarizimin, konservimin, restaurimin  e objekteve dhe monumenteve të Trashëgimisë kulturore e historike në rajonin e Prizrenit ku përfshihen edhe komunat e Rahovecit, Malishevës, Suharekës dhe Dragashit.

Takimi kishte karakter bashkëbisedues, të pranishmit bënë shumë pyetje, për të cilat morën përgjigjeje të qarta e profesionale nga ana e  drejtorit Samir Hoxha.

Drejtori Samir Hoxha si mikpritës të pranishmeve iu dhurojë librat e fushës së Trashëgimisë Kulturore të botuara nga kjo qendër kulturore, si: “Katalogun me eksponate nga rajoni i Prizrenit”, “Hyrje në Trashëgiminë Kulturore” (doracak për vetëdijesimin e të rinjve mbi vlerat e Trashëgimisë Kulturore) dhe librin e Dr. sc. Parim Kosovës, “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.

Po ashtu drejtori u kujdes që ta angazhojë eksperten e fushës së Trashëgimisë Kulturore të kësaj Qendre, arkitektet Kujtesa Godeni Skenderin për t’i shoqëruar pjesëmarrësit e Forumit të Trashëgimisë Kulturore të komunës së Dragashit,  për t’i vizituar monumentet më të rëndësishme të qytetit historik të Prizrenit si, Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hamamin, Muzeun arkeologjik etj., ku nxënësit dhe mësimdhënësit mësuan shumë gjera nga ciceronet Linda, Dashnori dhe nga vetë Kujtesa.

Forumi i të rinjve dragashian falënderuan drejtorin Samir Hoxha dhe stafin që e angazhoi për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat