​Nesër shënohet 50-vjetori i themelimit të Baletit të Kosovës

Kultura

​Nesër shënohet 50-vjetori i themelimit të Baletit të Kosovës

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 20:39
BKK

Nesër do të shënohet ceremonia shtetërore e jubileut të 50-vjetorit të themelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës (BKK).

Në ceremoni do të marrin personalitet më të larta shtetërore dhe do të organizohet një koncert special e BKK-së për këtë ngjarje.

Cermoni nis në ora 19:00, në sallën e sportit “1 Tetori”, në Prishtinë, ku të panishmëve me nga një fjalë rasti i drejtohen presidentja Vjosa Osmani, Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Sinan Kajtazi, drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës.

Po ashtu, është paraparë ndarja e mirënjohjes për Ahmet Brahimaj, si dhe prezantimi i Pullës Postare nga Posta e Kosovës për nder të 50 vjetorit të themelimit të BKK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat