Remzi Basha është flamurtar i lirikës erotike të diasporës sonë

Kultura

Remzi Basha është flamurtar i lirikës erotike të diasporës sonë

Nga: Baki Ymeri Më: 29 gusht 2022 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Poezia e Remzi Bashës lind, mugullon dhe del në pah nga një gamë ndjenjash të larta dhe shprehjesh të rralla, emocionuese, të pasura dhe ekspresive, përtej koncepteve dhe rrymave letrare rivendikuese, por, sidomos, të përpunimit linguistik me çfarëdo çmimi. Në krijimtarinë e këtij flamurtari letrar të diasporës sonë, ballafaqohemi me një botë të bukur të dashurisë, një botë që, në shumicën e rasteve i shëron plagët e shpirtit, i ringjall melankolitë, e zbukuron realitetin dhe e riaktualizon një histori të prekur nga turbulencat dhe elektricitetet e nëntokës shqiptare dhe universale.

Të lexosh lirikat e Remzi Bashës, poet dhe mësimdhënës i njohur kosovar në brigjet e Skandinavisë, don të thotë të depërtosh në një gjendje të lartë emocionuese, ngase ai e riinterpreton ndjenjën, e anashkalon kaosin, kultivon lule në kopshtin e fjalëve, i zbut stuhitë e zemrës, por, mbi të gjitha, e stërmadhëron dashurinë, e cila shfaqet në vargjet e tij si një tërmet i mendimeve dhe sentimenteve, ose si një ylber i ripërkujtimeve dhe pyetjeve kushtuar dashurisë. Remzi Basha është një nga poetët më të talentuar të diasporës shqiptare.

Remzi Basha është Poeti i Dashurisë që i ka kushtuar rreth 70 vepra këtij subjekti. Është i pari nga mërgimtarët tanë dhe flamurtar i lirikës shqipe të diasporës sonë. Duke qenë gjithmonë i frymëzuar, famën e tij e dëshmojnë tërësisht librat e tij. Prirjet e tij letrare dhe artistike janë interesante dhe mbresëlënëse. Vëllimet e poezive të tij si dhe dy romanet që i ka botuar, kanë një ndikim të konsiderueshëm në stratosferën e diasporës shqiptare. Poeti është gjithmonë komunikativ dhe gjithmonë serioz. Frymëzimi i tij padyshim i ka rrënjët në traditë, siç e kanë vërejtur mirë edhe ata që kanë shkruar për veprat e tij. Shqiptarët që i japin priotitet dashurisë dhe stili i të shkruarit mbeten të shënuara fuqishëm në faqet e kulturës perëndimore. Muza e Remzi Bashës është Afërdita e tij, shpirtluanesha shqiptare që ia shpëtoi jetën dhe i dhuroi tre fëmijë të bukur dhe të mençur. Remziu është autor i një ndjenje delikate të dashurisë mes dy njerëzve që i përkasin kulturës shqiptare dhe asaj universale.

Dashuria për Remzi Bashën është një ndjenjë e bekuar, e fuqishmë dhe e jashtëzakonshme për një njeri, që bazohet tek afria, ndjeshmëria dhe dobia, Dashuria sipas tij mund të kuptohet si një përkujdesje ose vlerësim i thellë. Dashuria mendohet zakonisht si një ndjenjë e mundshme apo e pamundshmë të përkufizohet. Për këtë arsye, dashuria është çështjë debatësh. Disa madje e mohojnë qenësinë e saj. Të tjerë e quajnë atë një abstraksion të shpikur, nganjëhërë duke e datuar si "shpikje" e Evropës oborrtarë gjatë ose pas mesjëtës. Cilat janë mënyrat për të dashuruar dhe cila është fuqia për të dashuruar? Cilat janë të këqijat që mund të qëndrojnë pranë respektit të ndërsjelltë, të ëmbëlsisë, mirësisë, besimit dhë bashkjetesës paqësore? Çdo të thotë në ditët ë sotme fjalia “Duajeni njëri-tjetrin?”

Duke deshifruar vargjet e Poetit të Dashurisë, kuptojmë se dashuria është një motiv i shpresës. Në të kundërt do të ishte një jëtë boshe. Dashuria ka forcën të na bashkojë pa i mohuar tjetrit dinjitetin e tij, unin e tij. Vetëm dashuria nuk ushtron një ndjenjë xhelozie, as tek njerëzit, as tek kombet. Vetëm dashuria është e aftë të mos e ndajë njerëzimin as nga ideologjia, as nga raca. Vetëm dashuria mund të na japë energjitë e pashtershme, të nevojshme për të zhdukur urinë dhe dëshpërimin. Në ditët e sotme ai që dashuron na ngjall dyshime dhe, ose e marrim për të lehtë, ose të pavlershëm, ose e quajmë të pasinqertë. Jemi të sigurtë se askush nuk mundet të dashurojë me të vërtetë dikë tjetër pa pasur qëllime të tjera.

Vlerat e dashurisë, si butësia, përgjegjshmëria, interesimi, fisnikëria dhe besimi, janë syrgjynosur në mbretërinë e banalitetit e nuk përfillen. “Duajeni njëri-tjetrin!”. Këto fjalë janë thënë më se dy mijë vjet më parë. Me gjithë fuqinë që përmban ky mesazh i Biblës, shumë prej nesh nuk e kanë vlerësuar gjatë gjithë këtyrë viteve. Flitet shumë, por shumë pak presin që dikush ta vërë në praktikë. Ja kemi lënë shenjtorëvë dhe të çmendurve! Nësë nuk do të duam njëri-tjetrin, do të vdesim! Shoqëria moderne është indiferente ndaj thirrjes për dashuri. Bota do të mund të jetonte si tërësi, pa kërcënimin e një holokausti dhe pa garën e armatimeve, por me një respekt të thellë për vetë jetën. Të shumtë janë ata të cilët mendojnë se këmi arritur në një pikë të pakthyeshme të historisë sonë. Por një gjë është e sigurtë. Metodat e zakonshmë për vënien e paqës dhe për ta kuptuar botën tonë , fatkëqësisht kanë falimentuar.

Sa më shumë vështrojmë përreth, aq më shumë gjejmë urrejtje, dhunë, paragjykim dhe përbuzje për jetën. Dëgjojmë lajmet dhe lexojmë artikujt që na japin statistika për të vdekurit në luftë, për urinë, për fëmijët e shfrytëzuar dhe të sakrifikuar, për përçmimin ndaj dinjitëetit njerëzor dhe të drejtat e njeriut. Dhe gjithçka, me të njëjtin shpirt, shkruhet edhe në një artikull për kampionatin e futbollit. Gjithmonë e më shumë jemi të kufizuar nga një spektër i tërë, se forcat njerëzorë janë shpenzuar kot. E megjithatë vazhdojmë të luajmë rolin e një të verbëri e të mos vlerësojmë alternativën e mundshme të dashurisë. Shumë njerëz nuk do të mund të gjykonin se dashuria ka atë forcë për të mbajtur në këmbë shumicën e marrëdhënieve familjarë më të ngushta, dhe, duke shkuar më tej zemra nuk do t’i qëndronte shtrengimit. Prandaj është thjesht qesharake, që dikush mund të besojë në fuqinë e dashurisë për të zgjidhur problemet ndërkombëtare.

Për autorin e kësaj vepre, studimi gjuhësor merr karakter kërkimi dhe në të njëjtën kohë i kërkohet që ta gërshetojë me atë stilistik dhe natyrshëm të vihet në funksion të tij. Për hulumtuesin letrar studimi filologjik është synim i menduar dhe metodë për zbërthimin estetik e stilistik të tekstit letrar. Krijuesi, duke ecur me metodën filologjike, vlerësimin e tingujve, bashkëtingëllimin e rrokjeve të vargjeve të fundit në strofa, apo vetëm të zanoreve ose të bashkëtingëlloreve, ai nxjerr në pah figurat stilistike të përdorur nga poeti. Madje jo vetëm në poezi, por edhe në prozë Remziu arrin efekte të fuqishme shprehëse të tingujve, efekte artistike magjike edhe nëpërmjet rrokjeve. Duke e materializuar artistikisht gjatësinë e frazës letrare si krijim, krijuesi përdor stil lakonik apo të zgjatur në mënyrë që shenjat e pikësimit që do të përdoren të kenë karakter stilistik, si: pikat, presjet, trepikëshi, pikëpyetja për të përcaktuar ritmikën e rrjedhjes letrare si mendim dhe krijim.

Vepra letrare e Remzi Bashës është krijim shpirtëror i shkrimtarit, produkt i imagjinatës e i fantazisë së tij krijuese. Ajo nuk lind në mënyrë spontane, si renditje e rastësishme fjalësh, shprehjes, strukturash gramatikore e gjetjesh artistike. Ajo ngrihet mbi bazën e një konceptimi tërësor ideotematik, artistik, estetik e kompozicional. Teksti i veprës karakterizohet nga një organizëm i brendshëm e i jashtëm gjuhësor, ideoestetik e stilistik, nga një strukturim që lidh organikisht pjesët me të tërën, figurshmërinë e teknikat shprehëse me mesazhin, synimet e funksionet estetike; karakterizohet me një harmoni e ndërsjelltë dhe e pandashme e formës me përmbajtjen. Në tërësi këta përbërës përvijojnë arkitekturën e veprës letrare. Harmonizimi mjeshtëror apo mosharmonizimi i tyre është një tregues thelbësor për të vlerësuar nivelin artistik të saj, është faktor themelor i suksesit të saj. Ndërtimi i tekstit letrar nga shkrimtari përbën bazën për të kuptuar e vlerësuar veprën letrare. Ai i jep dorë për t’u shkëputur nga ndikimet e pozitivizmit vulgar e anakronik; për të nxjerrë në pah të gjitha shtresimet ligjërimore estetike, organizimin formësor, strukturat e mjetet stilistike që ajo përmban, për ta vlerësuar, më në fund atë, në mënyrë sa më objektive e të paanshme, mbështetur në këta parametra artistikë.

Dashuria universale jo vetëm që është e mundshme, por është edhe forma më e plotë, gjë për të cilën jemi të aftë si qenie njerëzore. Për autorin e kësaj vepre, dashuria mund të jetë e vlefshme vetëm kur heqim dorë nga parametrat e vjetëruar mendorë, të cilët vazhdojnë të na paralizojnë. Duhet t’i sfidojmë këto sofistikë që e gjykojnë çdo gjë romantike si absurditet, banalitet idealist, si jo shkencorë e anti-intelektual. Është e nëvojshme që në jetën tonë të pranojmë dashurinë si forcën më të madhe univërsale për bashkimin, harmoninë dhe mirësinë, të pranueshme nga të gjithë ata që me të vërtëtë e dëshirojnë. Vetëm atëherë do të zbulojmë se dashuria, plotësisht e realizuar, ka fuqinë të shmangë ato gjëra që na ndajnë. Dhe pikërisht kjo është pika në të cilën gjithçka bëhet e mundshme. Dashuria është e madhërishme si vetë jeta.

Ajo është magjia e jetës njerëzore, që, si një magji hyjnore dhe entuziazëm, e mbërthen njëriun dhe bën një revolucion në mendjen dhe trupin e tij, ë bashkon me racën e tij, e bën të zotohet ndaj lidhjeve shtëpiake dhe qytetare, e çon më me shumë simpati në natyrë, rrit fuqinë e shqisave, i hap imagjinatën, i shton karakterit të tij atribute heroike dhe të shenjta, vendos martesën dhe i jep qëndrueshmëri shoqërisë njerëzore. Dashuria është e durueshme dhe e sjellshme. Dashuria nuk është xheloze as mëndjëmadhe, as krenare, as egoiste, as zemërake. Dashuria nuk llogarit gabimet. Dashuria nuk kënaqet nga e keqja por kënaqet nga e vërteta. Dashuria nuk heq dorë kurrë: besimi, shpresa dhe durimi janë të pashtershme. Dashuria është e përjetshme…

besimi, shpresa dhe dashuria, por nga këto të treja, më e madhërishme është dashuria. Dashuria nuk është thjesht një pëlqyeshmëri më e madhe nga ana sasiore, por një gjendje psikologjike, cilësisht e ndryshme, që ndryshon nga tërheqja e thjeshtë në shumë drejtime. Më tepër se një miqësi tipike në fazat e hershme. Dashuria përfshin një ngritje psikologjike (relative). Ajo është një thithje psikologjike e fuqishme nga partneri, një interes i gjerë për personalitetin e tjetrit, me lëkundje të shpeshta emocionale. Dashuria karaktërizohet nga elemente të magjepjes dhe dëshirës seksuale, eskluzivitetit dhe kujdesit të madh për tjetrin. Dashuria njihet nga disa autorë si dashuri romantike, për ta dalluar nga tërheqja sipërfaqësore. (Bukuresht, Gusht 2022)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat