Gjurmët historike të qytetërimit dhe ruajtja e traditës së krishterë në veshjen tradicionale të popullatës shqiptare në rajonin e Medvegjës (3)

Kultura

Gjurmët historike të qytetërimit dhe ruajtja e traditës së krishterë në veshjen tradicionale të popullatës shqiptare në rajonin e Medvegjës (3)

Qazim Namani Nga Qazim Namani Më 15 prill 2022 Në ora: 23:20
Simboli i kryqit që haset edhe sot e qëndisur në shami dhe jakë të këmishës te grave shqiptare në rajonin e Medvegjës

Pushteti osman ndikoi që të zhvillohet edhe një politikë për ndarje etnografike, sipas dokeve, fesë por edhe veshjes. Për një kohë të shkurtër popullata shqiptare që mbeti brenda kufijve të shtetit osman, braktisi traditën e aplikimit të artit tradicional në veshje duke mos e praktikuar qëndisjen me motive pagane, dhe motivet florale me pamje të hareshme.

Popullata shqiptare që mbeti brenda kufijve të shtetit të Serbisë, ju nënshtrua një politike asimiluese, edhe pse jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike, nuk përjetoi ndalesa në punim e veshjeve tradicionale. Kjo ndikojë që te popullata shqiptare që ishte lokalizuar në rreth dhjetë fshatra në rrethinën e Medvegjës, për fat të mirë i ruajti të gjitha karakteristikat e artit popullorë tradicional dardan në veshjen e kësaj ane. Kjo popullatë autoktone si bartës e kulturës materiale e shpirtërorë të një treve dikur të pasur ekonomike dhe etnokulture ruajti vlera të pa përsëritshme të artit parahistorik, antik e mesjetar në veshjen popullore.

Në bazë të këtyre të dhënave mundë të pohojmë se Hahni duke u bazuar në shënimet e Strabonitështë nisur në kërkim të qytetit Arhaia(Aria).

Jam i vetëdijshëm se procesi i gërshetimit të kulturës dardane në antikitet, me fqinjët tjerë lindor dhe perëndimor, në mungesë të burimeve të shkruara, është shumë vështirë që të studiohet, por te asnjë popull tjetër, nuk janë ruajtur të kompletuara në një kostum, të gjitha këto detaje të paraqitura të artit nga zhvillimi i qytetërimit botërorë, që edhe sot qëndisen te kjo veshje e jona popullore.

Arti dhe tradita në Dardaninë Lindore, është zhvilluar në etapa të ndryshme, andaj mund të pohojmë se pa dyshim se kishte gërshetime me artin trakas, por arti dardan e ruajti autenticitetin nga antikiteti i vonë, duke i ruajtur simbolet pagane dhe ato kishtare në mënyrë të veçantë, që dëshmohet në vijimësi deri me sot në kulturën materiale të popullatës autoktone shqiptare të Kosovës së sotme lindore.

Nga zbulimet e deri tashme arkeologjike, dhe burimet e më vonshme historike është dëshmuar se mjeshtrit dardan kishin krijuar art dhe vepra të përsosura të artit, siç dëshmohet edhe te kjo veshje e jona popullore.

Ruajtja e autenticitetit në punimin e kësaj veshje, deri në ditët e sotme, me ngjashmëri dhe dekorime shumë të përafërta me mozaikun e Teodorës, gruas së perandorit Justinian, mendoj se me këtë dëshmohet autoktonia e kësaj popullate që nga periudha e antikitetit, në vendlindjen e këtyre perandorëve të famshëm.

Çdo dukuri e ka një zanafillë. Andaj emërtimi i Jezusit Krisht, shtohet pyetja në gjuhen dhe besimin e cilit popull u motivua simboli kryesor i fesë së krishterë Kryqi.[1]

Lidhur me këtë pyetje ka shpjegime të ndryshme të ndryshme, dhe si përfundim del se simboli i kryqit të krishterë është përdorur në periudhat e mëvonshme historike, nga koha e vdekjes së Jezusit.[2]

Në vijim të shohim se kjo pyetje a ka të bëjë edhe me Dardaninë Lindore, që e përfshinë edhe trevën e Medvegjës së sotme.

Nga burimet historike kuptojmë se pikërisht, perandorët me origjinë dardane nga Dardania Lindore, patën ndikim në lejimin dhe përhapjen e krishterimit, si besim, që më vonë u bë besim zyrtar, që më shekuj luajti rol të rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm të qytetërimit , në pjesën më të madhe të botës.

Sipas burimeve të verifikuara historike është e ditur se rol të rëndësishëm në këtë proces luajti perandori Konstantini i Madh dhe e ëma e tij Helena nga qyteti dardan Naissus (Nishi i sotëm), në Ilirikun Lindor.[3]

Konstantini i Madh nga qyteti i Nishit të sotëm, njihet për vendimin e tij historik, në përkrahje të krishterimit. Konstantini e hartoi urdhrin e njohur të vitit 311, për ndalimin e të përndjekurve ndaj të krishterëve.[4]Në vitin 313, Konstantini e nxori ediktin e Milanos, në përkrahje të krishterimit. Në vitin 325, Konstantini e kryesoi Koncilin e Parë Ekuemenik të Nikesë, që morën pjesë 318 peshkop, ku u vunë bazat dogmatike dhe kanonike të kishës.[5]

Helena e ëma e Konstantinit të Madh, ndërmori një vizitë pelegrinazhi në tokën e shenjtë, Jerusalem. Vizita e Helenes në Jerusalem, kishte një program bamirësie për ndërtimin e kishave. Këtë program e kishte mbështetur edhe vet Konstantini i Madh. Objekti më monumental i ndërtuar në Jerusalem, me ndihmën e Konstantinit është kisha e varrit të shenjtë, e cila mendohet të jetë ndërtuar dhe pikërisht në vendin ku ishte varrosur Krishti.[6]

Nga këto burime historike del qartë se Helena e lindur në qytetin e Nishit ishte një misionare bamirëse e krishterimit. Burimet historike dëshmojnë se Helena është themeluese e kryqit të shenjtë te besimi i krishterë. Helena vdiq në vitin 330, e cila u varros si shenjtore në selinë e shenjtë në Vatikan. Helena sot njihet si Shën Helena e Ilirisë, që i përket jo vetëm Dardanisë dhe Ilirisë, por gjithë komunitetit human në botë.[7]

Disa autorë kanë shkruar se shtyllat e vdekjes që dënoheshin njerëzit më parë nuk e kanë pasur formën e kryqit.

Fatbardha Demi, ka shkruar: J. Hall në “Dictionary of subjects symbols in art” ka pohuar se: Duke filluar nga shekulli i V, kryqi fillon të gdhendet në sarkofagë dhe objekte tjera. Ëallis Budge, në librin “Amulets and Talismans”, ka shkruar se para shekullit IV, kryqi nuk ishte emblemë kryesore e simbolit të krishterimit.[8]

Babai i Konstantinit të Madh, ishte Konstantin Klori, ishte gjeneral në ushtrinë romake, i cili në vitin 293 është bërë Cezar i Maksimianit.[9]Pas vdekjes së Konstantin Klorit, Konstantini i Madh u shpallë pasardhës i të atit. Konstantini i Madh njihet në histori, sepse e ishe ai i cili e shpalli krishterimin si fe zyrtare të Perandorisë Romake, e ndihmoi kishën dhe klerikët me donacione dhe premtime publike, kërkoi paqen e kishës, dhe u pagëzua para vdekjes.[10]

Krishterimi pas Konstantinit të Madh, pësoi zhvillime të mëdha në organizimin kishtar e shoqërorë ndër shekuj. Ndër figurat më të shkëlqyera të historisë së gjatë të kishës së hershme ishin: Ambrozi Peshkop i Milanos, Kristotostomi, patriark i Kostandinopojës, Jeromi, përkthyes i biblës latine, dhe Augustini, peshkop i Hipos. Të gjithë këta ishin bashkëmoshatar, që kishin lindur mes viteve 340-345. Jeromi ishte ilirë i lindur në provincën e Ilirisë.[11]

Nga Dardania Lindore ishte edhe muzikanti i parë Niket Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Remesianës. Ai ishte teolog, vjershëtor, muzikant, dhe njeri ndër krijuesit e bazave të kulturës së krishterë. Niketë Dardani (340 - 414), njihet si autori i "Te Deum" himnit bazë dhe simbol të krishterimit, ky artist nga Dardania është një nga emrat e parë të historisë kulturore të krishterimit, dhe një nga themeluesit e kësaj kulture.[12]

Në fazën e parë të konsolidimit të fesë së krishterë, u shqua dhe Shën Niketa nga Remesiana, për të cilin na njofton shkrimtari Genadi, i cili thotë se la pas vetes një numër të konsiderueshëm veprash e diskutimesh, të cilat ua ka përgatitur praktikantëve për pagëzimin e shenjtë.

Sipas Paulinit, Shën Niketaka shkruar në një stil të thjeshtë dhe të qartë, për të pashkolluarit dhe shpirtrat e thjeshtë. Shën Niketa shkroi shumë himne, dhe këngë liturgjike për nevojat e kishës.[13]

Ndër krijimet më të njohura të kompozimeve të Niketës konsiderohet himni “Te Deum, laudeamus” (Ty o Zot të lavdërojmë), por edhe “De psalmodiae bono” e shumë të tjera, të cilat kanë rëndësi të madhe për historinë e traditës sonë kulturore e artistike, qoftë si shkrime të hershme të muzikës dhe muzikologjisë, qoftë si vepra të zgjedhura në repertorin paleokristiane të mbarë botës.[14]

Nga fillimi i shekullit të kaluar, kur britaniku A. E. Burn botoi në Cambridge (1905) monografinë “Niceta of Remessiana”, konfirmohet botërisht se ky shenjtor doli prej botës iliro-shqiptare. Vetë Shën Niketa shkruan: “Dardanus sum” - jam dardan.[15]

Ndarja e Perandorisë romake në dy pjesë, njëra perandori me qendër Romën, dhe tjetra lindore me qendër Kostandinopojën, u krijua një proces i pa ndashëm i përçarjeve politike e kulturore.[16]

Gjatë kësaj periudhe, në Iliri formohet edhe kryeqendra e peshkopit, e cila në fillim ishte themeluar në Sirmium (Mitrovica e Sremit). Pas shkatërrimit të kësaj qendre nga hunët, kryeqendra e Ilirikut, në vitin 441, u zhvendos në Selanik. [17]

Rreth një shekull më vonë, perandori me origjinë nga Dardania Justiniani (527-565), kryeqendrën e Ilirikut, e zhvendosi afër vendlindjes së tij dhe ia vuri emrin Justiniana Prima.[18]

Justiniani në vitin 553, vendosi të thërrasë një Koncil Ekuemenik në Konstantinopojë. Që në fillim të organizimit u shfaqën mosmarrëveshje rreth pjesëmarrjes së peshkve në tubim. Më 05 maj 553, koncili e fillojë punën, por papa nuk pranojë të merr pjesë. Ky tubim nën trusninë civile dhe të Justinianit, u përshkrua nga një tension i madh në mes të koncilit dhe Papës. Justiniani nga ky koncil nuk përfitojë gjë, pasi që në perëndim u protestua kundër këtij koncili.[19]

Kjo veshje e ruajtur me xhelozi në rajonin e lindjes së perandorëve dhe misionarëve të krishterë më të njohur dardan si: Konstantin i Madh, Shën Helena, Niketë Dardani, Justini, Justiniani…. dëshmon arsyen pse Justinian e barti qendrën e krishterimit dhe prefekturës së Ilirikut nga Selaniku pranë vendlindjes së tij.

Image
Foto

Duke e bartur qendrën e krishterimit në ketë treve mund të pohojmë se të gjithë artistet më të njohur të kohës së Justinianit u vendosen në qytetin e lindjes së perandorit pranë Medvegjës së sotme, andaj edhe gjurmët e artit dhe të kulturës mbetën si e vetmja dëshmi te popullata arbërore e këtyre anëve.[20]

Në vijim ofrojmë fotot, me të cilat dëshmohet edhe zbulimi i Kryqit të Andreut, në fshatin Keqekollë, komuna e Prishtinës, në Rahavec dhe disa lokalitete tjera arkeologjike të Kosovës.

Rreth vendndodhjes së Justiniana Primës, Gaspër Gjini shkruan se: Gërmimet e deritashme arkeologjike në qytetin e mbretit afër Medvegjës, kane sjellë rezultate të mëdha me zbulimin e gjashtë bazilikave të krishterimit të hershëm, që dëshmojnë se kemi të bëjmë me një seli ipeshkvore.

Monogrami i Justinianit në bazilikë është në gjuhën latine e jo greke.

Mbishkrimet tjera të zbuluara në qytetin e Nishit, afër Kumanovës së sotme, Pribojit, Bregovinës, tregojnë se gjuha e liturgjisë në këtë qytet ishte latinishtja.[21]

Justiniana Primapërmendet për herë të fundit në vitin 602 p.e.re në “Miracula S. DemetriII” duke folur për ngjarjet e vitit 618 si qytete të rrethuara prej fiseve barbare Avaro-Sllovenepërmenden Nishi dhe Sordika, për Justiniana Primendisa mendojnë se në këtë kohë gjendej nën okupimin Bullgar, ndërsa të tjerët mendojnë se e kishin shkatërruar sllavët.[22]

Përkundër këtyre mendimeve të kundërta dhe mospajtimeve, është për të cekur se në koncilin e VII Ekumenik, që është mbajtur në Nicenë vitin 787 i cili trajtonte problemin e ikonave ortodokse në mesin e ipeshkëve që kishin lindur, ishin rritur dhe edukuar në këtë takim marrin pjesë edhe ipeshkvit e Dardanisë.

Sipas Konstantin Profirogentitbanorët në trevën e Dardanisë në këtë kohë ishin të krishterë, disa nga misionarët e kishës romake këtë shënim të këtij autori bizantin e vejnë në dyshim, kurse të tjerët e pranojnë si të saktë. Leoni i III(717-741) në kohën e krizës, lëvizjes ikonoklaste në vitin 727 vendos publikisht të deklarohet kundër ikonave, i cili ia nënshtron Patriarkanës së Kostandinopojës, Sicilisë e Kalabrisë si dhe provincat tjera që kishin qenë nën juridiksionin apostolictë Selanikut, ku ndër to ishte edhe Justiniana Prima.[23]

Nga kjo e dhënë për kishat mesjetare në Dardaninë Lindore, kuptojmë, se pas zyrtarizmit të gjuhës greke në liturgjinë kishtare të Kostandinopojës, në Justiniana Primë dhe qytete tjera dardane, në rrethinën e Nishit, kishat dhe feudalët më shumë ishin të lidhur me qytetet perëndimore. Kjo dëshmohet edhe me ndërtimet e kishave në Nishë, Prokuple, Kushumli, Leskoc, Artanë e tj.

Prania e shqiptarëve në Kosovën e sotme, Sanxhakun e Nishit, në Toplicë e më gjërë, deri në Betejën e Kosovës 1389, e më vonë deri para luftës Austro-Osmane (1683-1690), dëshmohet përveç burimeve tjera, edhe me të dhëna onomastike.[24]

Mita Rakic, në shkrimet e tij pohon se Shën Sava, në shekullin XIII, ka bujtur një natë te një shqiptar në Kushumli.[25]Kjo e dhënë ka rëndësi sepse dëshmon se kjo treve në vijimësi ishte e banuar me shqiptar.

Jozef Fon Hamer, thekson se Kosova në mesjetë kufizohej me Bosnjën dhe Rasinë, pra Kosova ishte në Shqipëri ose sipas tij Kosova është Shqipëri.[26]

Në fillim të shekullit XVII, Pjetër Budi lajmëron se në Prokuple dhe rrethinë në shkollat fetare katolike mësohej në gjuhën shqipe, që do të thotë se në ato anë popullata ishte shqiptare.[27]

M. Gj. Milicevici, kur shkruan për Kullën e Ivanit, e cila gjendet në mes të Kushumlisë dhe Prokuplës, thotë se shqiptaret nuk lejuan që ajo kullë të shkatërrohet, duke pohuar se janë banorë autokton në ato troje, që para Betejës së Kosovës 1389.[28]

Po ashtu i njëjti autorë ka lënë shënime edhe për veshjen e shqiptarëve të Prokuplës dhe të Nishit, ai shkruan se shqiptarët e këtyre qyteteve bartin rroba nga coha dhe materiale tjera të mira.[29]

Mita Rakic, thekson se në bjeshkët e Galabit, duke e pasur parasysh trevën e Medvegjës e Jabllanicës , jetonte elementi shqiptar, ose siç e quante elementi arnaut.[30]

Siç shihet nga shumë burime të ndryshme, dëshmohet autoktonia e popullatës autoktone dardane në Dardaninë Lindore, duke e përfshirë edhe rajonin e Medvegjës.

 

Në Medvegjë, qëndrojë disa javë edhe Johan George Von Hahn i cili ka shkruar edhe për gratë shqiptare të Medvegjës. Ndër të tjera për grat shqiptare Hahn thotë: Ato kishin fytyrë të hijshme, trup të hedhur dhe qëndrim impozant.[31]

Siç shihet vesha e kësaj treve që është ruajtur mijëra vite me xhelozi te gratë shqiptare, ajo sot përfaqëson trashëgiminë kulturore autentike dardane, dhe konsiderohet të jetë veshja më tipike aristokrate e oborreve mbretërore, që nga mbretëria dardane, ajo bizantine e deri më tani, duke e ruajtur autenticitetin e saj, në kulturën e popullatës arbërore të fshatrave shqiptare në Dardaninë Lindore.

Kryqin e Andreut që e hasim të bartet edhe në ditët tona, te veshja e grave shqiptare të Medvegjës, në gardërobën e papës, dhe klerikëve të kishës katolike në mbarë botën, është njëra nga dëshmitë bindëse se popullata autoktone shqiptare e kësaj treve i përket qytetërimit perëndimor.

Feliks Kanic, në fund të shekullit XIX shkruan: Treva e Medvegjës në kohën antike, kishte një popullatë të fortë autoktone, që ka kontrolluar shumë kështjella romake.[32]

Feliks Kanic i kishte vizituar këto treva shqiptare, në fund të shekullit XIX, pasi ato mbetën nën sundimin serbë, ndër të tjera ai ka shkruar se shqiptarët trimërisht e kanë mbrojtur çdo pëllëmbë të tokës së tyre, lufta e ashpër është zhvilluar nga suka në sukë.[33]

Nga burimet historike, bëhet e ditur se në rajonin e Medvegjës, deri në vitin 1878, popullata ishte etnikisht e banuar vetëm me shqiptarë.

Bosko Karic, në librin e tije: Jablanica i Pusta Reka u Nov, shkruan: Pas dëbimit të shqiptarëve, nga shumë vendbanime të kësaj treve, në vjeshtë të vitit 1879, dhe në pranverë të vitit 1880, shkruan se këto fshatra shqiptare, filluan të kolonizohen me sllavë. Brenda tre deri në katër viteve të gjitha këto vendbanime u kolonizuan, dhe ky proces zgjati deri në fund të shekullit XIX.[34]

Image
Foto

Siç shihet edhe përkundër pushtimit të rëndë, nga ushtria serbe, popullata shqiptare e Medvegjës që mbeten në Serbi, e ruajtën gjuhën dhe identitetin e tyre kombëtar, së bashku me të gjitha traditat autoktone dardane të kësaj treve.

Arti tradicional kishtar, i ruajtur te veshja e grave shqiptare në fshatrat e Medvegjës

Politikat, presioni dhe kultura sllave, fare nuk ndikoj në humbjen e autenticitetit të traditës shekullore të kulturës së banimit dhe punimit të veshjeve shqiptare.

Image
Foto

 

Meqenëse kjo veshje e jona kombëtare, i ka ruajtur të gjitha këto tipare dhe vlera kulturore, është interes i yni kombëtar, që kjo veshje të prezantohet sa më shumë në muzetë tona popullore, dhe të stimulohet tradita e punimit të saj, si relikt i rrallë dhe me shumë vlera të larta të kulturës dhe artit tonë popullorë.

Kjo popullatë autoktone shqiptare, përmes artit të shprehur në kulturën e tyre, ruajti edhe kulturën e lashtë të qytetërimit perëndimor, andaj mendoj se kjo veshje si relikt i rrallë në Evropë, e meriton që të ketë edhe mbrojtjen nga UNESCO.

Gjurmët e këtij qytetërimi të lashtë, të krijuar nga popullata autoktone dardane, nuk mund ti mohoj askush, sepse kjo traditë e artit popullore lidhet ngushte me të kaluarën dhe qytetërimin dardan të kësaj treve.

Përfundim:

Nëse i analizojmë pa njëanshmëri e gjelozi, por me vëmendje dhe parime shkencore veshjet e popujve gjatë shekullit XIX në Gadishullin tonë, mund të vijmë në përfundim se veshja e popullatës shqiptare në zonën ë Medvegjës, ju ka përballuar më së miri kohëve, në ruajtjen e artit të krijuar para krishterimit, por edhe atij pas krishterimit, krahas me popujt dhe trevat tjera, përgjatë mesjetës dhe sundimit pesëqind vjeçar osman, pa u ndikuar nga kultura sllave, dhe ajo osmane.

Popullata shqiptare e fshatrave në rrethinën e Medvegjës, gjatë shekullit të XIX, përjetoi kriza të rënda politike dhe ekonomike, para dhe sidomos pas luftërave për pushtimin e atyre viseve nga Serbia e Bullgaria, por prapë ruajti traditën shekullore për punimin e veshjeve popullore gjatë gjithë shekullit XIX e XX.

Kjo zanë etnografike, deri në mesin e shekullit XIX, e kishte një popullatë autoktone dardane. Në këto fshatra jetonin popullatë e pastër shqiptare, që me gjelozi dhe fanatizëm e mbronin kulturën, gjuhën, artin dhe doket e tyre nga ndikimi sllav dhe kultura orientale.

Mbrojtja e këtyre trojeve, dhe kulturës së lashtë popullore, këta shqiptar i bënte të rrezikshëm për të huajt, prandaj edhe Johan Georg von Hahn, kur në vitin 1854, i vizitoj këto fshatra shqiptare, banorët e këtyre viseve i quajti të egër, sepse pa lejen e tyre, dhe përcjelljen e shqiptarëve, nga qytetet e afërta të huajt nuk mund të lëviznin lirshëm nëpër fshatrat e tyre.

Nga udhë përshkrimet e studiuesve të huaj kuptojmë se edhe vet zyrtarët osman, nuk mund ti shkelnin lirshëm këto male, në përjashtim të ekspeditave ushtarake dhe armë të rënda kur sulmoheshin nga ushtria osmane e më vonë ajo sllave.

Këto rrethana ndikuan që veshja e kësaj treve ti ruaj të gjitha tiparet e një veshje autoktone, burimore dardane, që lidhet me vet historinë mijëravjeçare antike e mesjetare të kësaj popullate.

Kjo veshje etnografike shqiptare fillojë ti humbë disa tipare autoktone, vetëm pas krizës lindore dhe vendosjes së kufijve të ri shtetëror serbo-osman për mes kësaj malësie.

Është me interes të dihet se pas vitit 1880, në veshjet shqiptare të kësaj treve ndikojë shumë pushteti osman për të futë elemente kulturore orientale. Këtë e dëshmojnë edhe hulumtimet në terren, ku i vërejmë të dukshme këto ndikime në territoret që mbeten brenda kufijve osman. Në këtë periudhë vendosja e kufirit nëpër majat më të larta të maleve, sipas rrjedhave të ujërave, ndikoj që në shumë fshatra, gjysma e familjeve të fshatit të mbesin brenda kufijve të Serbisë, ndërsa gjysma tjetër të mbesin brenda kufijve të P. Osmane.

Pushteti osman ndikojë që të zhvillohet edhe një politikë për ndarje etnografike, sipas dokeve, fesë por edhe veshjes. Për një kohë të shkurtër popullata shqiptare që mbeti brenda kufijve të shtetit osman, braktisi traditën e aplikimit të artit tradicional në veshje, duke mos e praktikuar qëndisjen me motive pagane, dhe motivet florale me pamje të hareshme.

Popullata shqiptare që mbeti brenda kufijve të shtetit të Serbisë, ju nënshtrua një politike asimiluese, edhe pse jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike, nuk përjetoi ndalesa në punim e veshjeve tradicionale. Kjo ndikojë që te popullata shqiptare që ishte lokalizuar në rreth dhjetë fshatra në rrethinën e Medvegjës, për fat të mirë i ruajti të gjitha karakteristikat e artit popullorë tradicional dardan në veshjen e kësaj ane.

Kjo popullatë autoktone si bartës e kulturës materiale e shpirtërore të një treve dikur të pasur ekonomike dhe etnokulture ruajti vlera të pa përsëritshme të artit parahistorik, antik e mesjetar në veshjen popullore të shqiptarëve në fshatrat e Medvegjës.

 

[1]Fatbardha N. Demi, Selenizmi besimi që sundon botën, Tiranë, 2016, fq. 65

[2]Po aty, fq. 66

[3]Valter Shtylla, Figura historike Iliro-shqiptare, Tiranë, 2005, fq 21

[4]Po aty, fq. 22

[5]Po aty, fq. 22

[6]Po aty, fq 31

[7]Po aty, fq. 32

[8]Fatbardha N. Demi, Selenizmi-Besimi që sundon botën, Tiranë, 2016, fq.66

[9]Harry R. Boer, Historia e shkurtër e kishës së hershme, Tiranë 2007, fq. 104

[10]Po aty, fq. 106

[11]Harry R. Boer, Historia e shkurtër e kishës së hershme, Tiranë 2007, fq 148, 151

[12]https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Niket%C3%AB_Dardani,

[13]Gaspër Gjini, “Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj”, Zagreb 1982 fq.23-62

[14]Ramadan Sokoli “16 Shekuj”, “Eurorilindja”, Tiranë,1994, fq.11-48

[15]https://ëiki.shqipopedia.org/sh%C3%ABn-niketa,

[16]Jacues Le Goff, Mesjeta në zanafillat e identitetit Evropian, Romë, 1996, fq.11

[17]David Helisten, Historia e krishterimit në Shqipëri, Tiranë, 2008, fq. 18

[18]Po aty, fq. 18

[19]Im Zot Mark Sopi, Koncilet Ekuemenike, Prizren, 2000, fq. 50

[20]http://ëëë.zemrashqiptare.net/neës/54188/qazim-namani-veshja-e-grave-shqiptare-ne-rajonin-e-medvegjes.html

[21]Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup Prizren nëpër shekuj, Zagreb, 1982, fq.47

[22]Dr. Zef Mirdita “Studime Dardane” Prishtinë 1979

[23]Po aty

[24]Sabit Uka, Jeta dhe Veprimtaria e shqiptareve të Sanxhakut të Nishit deri më 1912, Prishtinë 1995, fq. 242

[25]Po aty, fq. 243

[26]Po aty, fq.247

[27]Po aty, fq. 245

[28]Po aty, fq. 244

[29]Po aty, fq. 210

[30]Po aty, fq.296

[31]Po aty, fq. 298

[32]Jusuf Osmani, Shqiptarët e Sanxhakut të Nishit, Prishtinë 2021, fq. 296.,Felik Kanic, Serbija Zemlja i

Stanovnistvo, Beograd, 1986, fq. 340

[33]Po aty, fq. 248

[34]Bosko Karic, Jablanica i Pusta reka u Nov, Bojnik, 1978, fq.16

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat