Tre kuaj të zi përpara Kryeministrisë !?

Kultura

Tre kuaj të zi përpara Kryeministrisë !?

Nga: Fatmir Lohja Më: 6 prill 2022 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Një natë pa hënë, pa yje, para hyrjes se Kryeministrisë u vendosen tre kuaj. Patronazhistët u nxehën shumë kur e moren vesh lajmin nga mediat. Policët ,që ruajnë objektin, i qetësuan bukurmirë, kur u treguan se është në dijeni “Skenderbeu i Rilindjes.”

Si pensionist shkova t’i shoh edhe unë. Mendova se do të shijoja vepra arti. Miqtë e mi piktorë me kanë treguar se është shumë e veshtirë të pikturosh një kalë, ku e ku po të bësh një skulptur për kafshën fisnike.

U befasova çfarë pashë. Një konstruksion i brëndshëm qe mbuluar me beze të allçinuar .Perçinat, telat e barit ,që kapnin bezen me konstruksionin, shumë kishin levizur nga vendi gjatë transportimit. Në disa hapësira hynte edhe drita, edhe gishti. Në ditët me shi, të mjerët kuaj, urinojnë nga hundët, brinjët,barku, kofshët,… Si nuk dilte një pikë për be , nga organi që ka caktuar Zoti, për të shkarkuar kuajt ujin e hollë!?

Nuk po të pëlqen?- më pyet një mik i vjetër skulptor.

Do Perendija, nuk je ti autori, se do të më zhgënjeje shumë.

Rri pa frikë. Nuk jam në këtë nivel ,- ma kthen duke më drejtuar një cigare.

Nivel artistik nuk kanë. Pse i kanë vendosur këtu?- e pyes pasi ndeza cigaren.

Janë vënë për simbolikë.

Ti e di mire se në profesion jam ekonomist. Simboliken e keni dhënë ju të arteve provim. Ne ekonomistët nuk mund të bëjmë analiza pa ndihmën e statistikës. Ke kohë të më japësh disa të dhëna!

Mos e tjerr shumë, se nuk e kam kohën pa limit,- m’u përgjigj duke buzëqeshur.

Pse tre?

Po sa?- ma kthen duke qeshur me zë të lartë.

Pse të zi?

Eshtë simboli i macës se zezë.

Pse dy te dera e njëri në trotuar?

Nuk të kthej përgjigje. Këtu ka kamera, e patronazhsitë të shumtë,- u mundua të shprehe seriozitet skulptori.

Pse dy me kokën poshtë, e një me kokën lart?

Ika se nuk kam kohë, - dhe u largua pa më dhënë dorën.

Pa marrë kthesen për të shkuar në shtëpi, më del përpara një zdap rreth të tridhjetave

Pse mendohesh xhaxha?- me pyet me ton.

Në këtë moshë që jam unë, mendja ku nuk livadhis, - i përgjigjem me zë të ulët.

Të duket vetja trim?

Jo. Nuk jam i brezit të luftës, por i punës vullnetare.

Ma shpjego pak, që të mos gjesh belanë me mua?

Brezi ynë është marrë me parimet. Prindërit tanë e shprehen trimërinë ndaj pushtuesit fashist.

Shko në shtëpi e mos fol shumë!

Për atje jam nisur,- dhe mora drejtimin tim.

Me vepër arti nuk kemi të bëjmë.Të dhënat që më dha skulptori, nuk e plotësuan evidencen që i kërkova. Nisa të arsyetoj sipas radikes sime, dhe leximeve për simbolikën , kur nuk më kapte radari zdapit të Rilindjes.

Pse u vunë natën? Për shqiptaret natën punojnë horrat. Dikush thotë se autori ka pranuar paratë, por jo autorsinë. Kjo arsye e ka detyruar të fshihet në terrin e natës pa hënë, e pa yje, për të ekspozuar punët e tija.

Pse janë tre kuaj? Për Platonin treshi shpreh shpirtin e njeriut. Për Pitagoren treshi është cilësi e shejtë. Për kristianet është trinija; ati, biri dhe shpirti e shejtë. Për shumë kombë njëshi ështe rastësi, dyshi nuk të bind, ndërsa treshi krijon trekëndësh dhe bëhet i padiskutueshëm .Për mendimin tim, në rastin konkret , nuk kemi të bëjmë me simbolikat e mësipërme. Në këto kohë politika ka nxjerrë si simbolikë trekëndshin e Bermudës. Bermuda është në dreqoll. Shumë shqiptar nuk e dinë se ku bie, jo të njohin simbolikën e saj. Në arsyetim gjindja ngatërrohet edhe më shumë nga politika. Janë katër politikanë që akuzojnë njëri- tjetrin se janë pika të trekëndshit të Bermudës, ku shduken pa namë e nishan anije, aeroplana, ….. Me këtë veprim merret vesh lehtë se kush akuzon tre të tjerët.

Pse kuajt janë lyrë me bojë të zezë ? Kuajt e zi në simobolike janë; mister; vdekje; natë ; sekret; spiunllëk, gjëme,... Po të mos e lyenin allçinë në ngjyrë të zezë, kali i bardhë është symbol i; dritës ;diellit ;gjallërisë ;ndriçimit, ringjalljes ; informues; lindjes. Autori e njeh mirë simbolikën e mesipërme, prandaj mesazhi duhet kuptuar sipas asaj që ka paraqitur, se nuk do t’a shpenzonte kot bojën e zezë.

Pse dy kuaj janë vendosur në sheshpushimin e derës së kryeministrisë, dhe tjetri poshtë në trotuar? Natyrisht që trekendshin e krijojnë, por trekëndshi i Bermudës është natyral, dhe jo i vendosur me dorë nga skulptorët. Dhe këtu mesazhi është i qartë. Dy janë të lidhur më shumë me njëri- tjetrin, se sa me mikun qe prêt në trotuar.

Pse dy kuaj janë me kokë poshtë e tjetri me kokën lart? Në sheshpushim njeri kalë ka kokën lart, dhe e sheh derën kryesore të kryeministrisë më shumë lakmi. Kali përballë i ka kthyer shpinën derës hyrëse të kryeministrisë duke ulur kokën pranë dyshemesë, në shej rrespekti për folsin kryelartë. Kali që gjindet në trotuar e ka kokën e ulur, por jo sa shoku i tij. Ai veshet i ka lart, pra tregon edhe përuljen ndaj folsit, por është edhe tinzar për të dëgjuar çfarë flasin ato dy lart.

Sa me shpejt t’I heqin kuajt e zi , aq më mirë bëjnë. Se ndërron duar pushteti nuk bëhet ndonjë gjëmë. Sistemi, që kemi ligjëruar në Kushtetutë, e pranon rotacionin e pushtetit, me votën e lirë të sovranit, pra as me dhunë, e as me hile. Besoj se tre kuajt përpara kryeministrisë , dhe patronazhistat, që sillen verdallë aty pari , e njohin ligjin mirë!?

Një natë me shi, si u vendosen tinëzisht tre kuajt e zi u hoqen para kryeministrisë. Dikush thotë se të mjërët kuaj u rrezuan nga pasha e ujti të shiut.Një tjetër tregon se i tërhoqi autori se nuk e paguan, se nuk i pelqyen publikut, … ec e merre vesh të verteten!? Rendësi ka, se bënë mirë që i hoqen nga aty, se ishin vendosur vend e pa vende,dhe me simbolike të këqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat