Enver Sahiti - Artist, poet krijues me vlera poetike kombëtare

Kultura

Enver Sahiti - Artist, poet krijues me vlera poetike kombëtare

Enver Sahit Nga Enver Sahit Më 29 mars 2022 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Enver Osman Sahiti lindi më 11.08.1960, në fshatin Budrikë e Epërme nga prindërit: babai Osmani dhe nëna Hafize. Shkollën fillore katër klasëshe e kreu në vendlindje, ndërsa tetëvjeçaren në shkollën fillore në Radivojc. Shkollën e mesme e kreu në Viti, Gjimnazin –drejtimi gjuhësor. Pas gjimnazit, Enveri u regjistrua në Universitetin e Prishtinës dhe studioi për ekonomi, drejtimi financiar. Rrjedh nga një familje me traditë dhe me një gjendje ekonomiko-sociale mesatare, sepse e vetmja veprimtari e familjes dhe e shumicës ishte bujqësia dhe blegëtoria. Enveri si i vogël u rrit në bashkësi familjare numerikisht me shumë anëtarë dhe shtëpia ishte e mbushur me shumë fëmijë. Fati deshi që u edukua dhe u frymëzua nga edukata e familjes, sepse u rrit me tradita pasi që aty ekzistonte oda e gjyshit, në emër të asaj kohe e cila ishte Oda e Agës Feriz. Aty vinin njerëz për halle të ndryshme dhe pati fatin që të dëgjonte biseda burrash, histori për luftërat, për kreshnikët e maleve te asaj ane në përgjithësi e të Karadakut dhe Anamoravës në veçanti, sepse Karadaku në çdo periudhë historike kishte edhe burra trima dhe heronj të kombit. Edhe Enveri është nip Karadaku dhe më konkretisht nip i Mustafë Haxha e Fazli Daut Haxha, që të dy ishin burra me nam në atë nahi dhe bashkëluftëtarë së bashku me Metush Haxhën për krah heroit kombëtar Idriz Seferit.

Aktivitetin e tij prej ekoniomisti e filloi nga vitet 1988-89 në Kooperativën Bujqësore “Agrobudrika”dhe pastaj pas përkeqësimit të situatës politike në Kosovë filloi punën në një zyrë për ushtrimin e detyrës së kontabilitetit për ndërmarrjet private, të cilat ishin të shumta në atë kohë. Përveç aktivitetit të tij politik që ishte i angazhuar në kauzën e madhe për Liri dhe Demokraci, këtë punë e ushtroi deri në fund te vitit 1999. Pas luftës në vitin shkollor 1999-2000 punoi një vit në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës angleze në shkollën fillore "Nazmi Pajaziti" në Radivojc, në mungesë të stafit për shkak të angazhimit të tyre në organizatat e huaja të kohës. Pastaj në K.K - Viti në kuadër të drejtorisë të shërbimeve publike, sektori për ndihmë i të zhvendosurve nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe që nga viti 2001 punësohet në Therrtore në Gjilan në cilësinë e drejtorit financiar ku punoi deri në vitin 2008, pra deri në privatizimin e saj nga ana e AKP-së dhe pas privatizimit u detyrua të ndërrojë vend dhe filloi prapë me punën e tij profesionale në Prishtinë në kompanitë prestigjoze si “Nura Group”Sh.p.k.

Enveri tani ka 6 vite që punon dhe jeton në Prishtinë dhe ka një familje të mrekullueshme, një vajzë dhe dy djem, si dhe tre nipa. Përveç aktivitetit në profesionin e tij të kontabilitetit që e ka punë parësore, merret edhe me produksionin e tij muzikor “AFM-Production”,në të cilin, artistët e këngës së mirëfilltë shqipe shpalosin vlerat e tyre kulturore.

Si i ri, nga shkolla e mesme kishte prirje edhe në të shkruar dhe që atëherë kishte shkruar disa vargje, të cilat tani është duke i redaktuar, përzgjedhur dhe duke ia bashkangjitur edhe ca të tjera të shkruara më vonë, me të cilat ka vendosur të bëjë një përmbledhje të këtyre poezive me titullin “JETA SI VALË DETI”.Nuk mbetet me kaq, sepse Enveri vazhdon të shkruajë dhe pas përmbledhjës së pari i kmpletoi dhe botoi edhe dy vëllime të tjera “Gurët e Vendlindjës”dhe “Plagë e portës së lashtë”të cilat së bashku dhe një monografi kushtuar ikonës së Anamoravës Merita Sahiti të titulluar “Dy dekada këngë” ku tëcilat më 11 Gusht 21021 mu për ditëlindjen e autorit dolën nga shtypi . Shpresojmë që të vazhdojë me përmbledhje të tjera për të cilat do jemi të informuar me kohë.

Askund si ty Shqipëri

Kurdo që ndalem e mendoj

Dhe kudo e kado shkoj ,

Vend më të ëmbël e më të mirë ,

Askund si ty Shqipëri nuk gjej.

Edhe këtë verë prap si ç'do herë

të zgjodha ty Durrahi im i lashtë,

Ketë detin tënd me e përqafu

E në ZANZI n'mëngjnes kafen me e shiju.

Jetofsha gjat sa t'më ke dhën i madhi Zot,

Nuk do të ndrroj me asgjë në këtë botë.

Edhe pse dallgët po na tundojnë

Por asnjëherë mendjen dhe zemren nga ty nuk ma largojnë.

Të jeshë përher o Atëdheu im

Do na kesh përher në gjirin tënd,

edhe kur dallgët rehat nuk na lënë..

Ne do jemë këtu për të mirë e për gëzim

përher në prehërin tënd, o Shqipëria ime..

Poezia e fundit eshte kjo 27.03.2022.

I.Pjesë e Revistes Shqiptare ALBANIA –Shqipëri Natyrale Numri 10 jubilar 2021-Prishtinë

II. Pjese e Antologjisë Autorët e Komunës së Vitisë 2021-VITI

Foto 2. Tregon pjesemarrjen time në Foto 4.Ttregon pjesemarrjen time në Revista Shqiptare Antologjinë-Autorët e Komunës së Vitisë

III.Pjesë e Antologjisë Poetike Kombëtare “Jehona Shqiptare”- 2022 në mesin e 160 poetëve nga mbarë trojet shqiptare- TIRANË

"Antologjia Poetike kombëtare e Jehonës Shqiptare "

Prof. ENVER SAHITI Artist,poet krijues me vlera poetike kombëtare. Autor i disa vëllimeve arti e kulture në poezi, publicistika, tregime , Artdashës një jetë kushtuar çeshtjeve dhe trashëgimisë Kulturore kombëtare. Vlerësuar me Mirënjohje si Kombëtare dhe ndërkombëtare. Lindur dhe banues në Prishtinë -Dardani-Kosovë.(Nga Mira Koranç Presidente e Shoqatës Kulturore JEHONA SHQIPTARE)

IV. Pjesemarres ne shumë konkurse eltrare ne te cilat shperbly dhe me çmime te par adyta e treat , mirenjohje dhe Çertifikata .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat