Kryetari Rugova dhe ora e tij

Kultura

Kryetari Rugova dhe ora e tij

Nga: Milazim Maraj Më: 9 janar 2022 Në ora: 16:56
Autori

Përshkrimi i presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova sikur kur ishte gjallë edhe pas vdekjes u bë në forma dhe mënyra të ndryshme. Nuk kemi ndonjë version nga ruset,(mbase shërbimet sekrete ruse kanë vlerësimin që nuk e publikojnë), ndërkaq nga kryetar të 60 shteteve vlerësohet si intelektuali më vizionar, i qetë dhe këmbëngulës në kërkesa të tija. Ishte një yll që udhëhoqi dhe shpëtoje shqiptaret jashtë kufirit të Shqipërisë dhe ndikojë shumë edhe në demokracinë e brendshme shqiptare që në kohën kur ishte në krye te vendit në Shqipëri Ramiz Alia.

Ishte mjeshtër i gdhendjes më kujdes të marrëdhënieve të mira me njerëzit. Orientimin demokratik e tregojë shumë herët, madje qysh në Gjimnazin e Pejës kur ishte nxënës. Ai në një hartim, nuk kishte pranuar ta respektonte pikën më shkronjë të madhe.

Profesori i Gjuhës Shqipe Rizë Bicaj e kishte ndarë të veçantë fletoren e hartimit të Ibrahim Rugovës. Pasi që kishte kryer konsultimet më të tjerët ishte drejtuar Ibrahim Rugovës; Ibrahim Rugova qohu në këmbë: po profesor; a me tregon me çfarë shkronje shkruhet pas pikës? Rugova: Profesor sipas rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe shkruhet më shkronjë të madhe. Po ti me çfarë shkronje ke shkruar në këtë hartim? Kam shkruar më shkronjë të vogël. Pse? Rugova: Kush është pika që duhet të respektohet më shkronjë të madhe? Profesori u ndal dhe po e shikonte më një qëndrim studiues. Unë nuk e besojë profesor, që pika meriton aq respekt. Ke notë të dobët(2) dysh, i tha profesori më keqardhje; s’ka gjë profesor ky është vlerësimi i juaj. Profesori konstatoj që përdorimi i shkronjës së vogël ishte gabim drejtshkrimor i bërë me qellim për të nxjerr një kuptim filozofik të ndaluar deri atëherë. Pra nuk ka kështu edhe pikë, gjithmonë ka edhe alternativa tjera që kemi të drejt të i zgjedhim përtej pikës së vendosur që tregon fundin e dhunshëm; tha Ibrahim Rugova.

Pasi që në botë nuk ka asgjë absolute edhe pikës i bije e drejta e këtij respekti të tepruar për vendimmarrje absolute. Vizioni dhe korrektësia e Presidentit Rugova, urtësia dhe guximi unifikoheshin me mjeshtëri për të shprehur konsideratën me mirësjellje dhe të drejtën e vet në të njëjtën kohë pa dëmtuar njëra tjetrën. Ishin këto aftësi që nuk i hasnim te të tjerët madje që bashkëbiseduesit i detyronte të lexonin dhe rilexonin stenogramet e bisedave me te.

Aftësia për të ruajtur sinqeritetin dhe mirësjelljen duke i shprehur në të njëjtën kohë të dyja e fuqizonin personalitetin e tij. Ai po përfaqësonte një komb të ndarë në disa pjesë, me numër të zvogëluat, të mohuar nga e drejta e tyre, të ndaluar me shekuj, por punëtor e i shkathtë të mbijetoj sakrificat, që ishin, rezultat i padrejtësive nga vendimet e pa studiuara mirë.

Ai ngrihej atje ku pretendonte duke prezantuar vlerat e larta kulturore, humane të kombit të tij vital, që nëpër shekuj, kishte dhënë kontributin e ti për krijimin e vlerave te përgjithshme njerëzore në Evropë dhe Botë. Duke përdorë argumentet historike dhe normat humane te të drejtave të njeriut si dhe duke ofruar argumente që garantonin për kontributin e shqiptarëve në stabilitetin e Gadishullit Ilirik, Evropës dhe Botës; Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova arriti ta kthej projektorin e botës demokratike në Kosovë dhe të shqiptaret jashtë kufirit të Shqipërisë.

Urtësia është komponentë e guximit dhe sigurisë që Dr. Ibrahim Rugova e kishte pjesë të personalitetit të vet. Derisa për një komunikatë apo deklarim të shqiptarëve për Republikën e Kosovës njerëzit largoheshin nga puna dhe burgoseshin Përcaktimi politik i Dr. I. Rugovës ishte i qartë i vendosur dhe i palëkundshëm. Ai nuk pranoj ta tokaje Vitali Çurkinin( Ambasadorin rus në OKB) edhe pse e priti në Hotel “Grand” dy javë. Për këtë takim insistonte z. Bexhet Pacolli. Përcaktimi i Dr. I Rugovës ishte SHBA dhe perëndimi. Kërcënimet serbe dhe as deklarimet e hapura të disa shteteve të BE; se nuk do ta pranojnë kurrë pavarësinë e Kosovës nuk e lëkunden qëndrimin e tij demokratik pro amerikan dhe pro perëndimor. Një propozim që doli nga Beogradi për ndarje të Kosovës nuk u pranua nga Presidenti Rugova. Përgjigjja ishte Kosova nuk ka çka të fal.

Disa analist ndërkombëtar kërkuan që të heqin dorë nga bisedimet më Dr. Ibrahim Rugovën.” Po e perifrazoj vetëm z. Suzan Molinar:” Nëse nuk pranohet pavarësia e Kosovës të ndërpriten bisedimet me Dr. Ibrahim Rugovën. Bisedoni me Adem Demaçi dhe Azem Vllasin. Rugova është i urtë në biseda por shumë i ashpër në kërkesat e tij. Ai nuk ka heq asnjë presje nga kërkesa për Kosovën e pavarur”.

Dr. Rugova nuk ndërrojë qëndrimin Kosova Shtet Sovran dhe i Pavarur i Hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë në marrëdhënie të përhershme më SHBA dhe BE. është zgjedhja më e mirë për këtë pjesë të Evropës dhe Botës. Lufta speciale serbe dhe ruse ishin ndezur ashpër në Kosovë. Kjo luftë përballohej me konferencat e pa ndërprera për shtyp të LDK që mbaheshin në Shoqatën e shkrimtarëve dhe me organizimin e mbrojtjes së Republikës së Kosovës e cila kishte filluar që nga viti 1990. Një takim i kërkuar në Francë me presidentin e Zhak Shirak.

Presidenti Zhak Shirak kishte pranuar Dr. Rugovën vetëm në cilësinë e kryetarit të Shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës. A do të shkoni në këtë takim pasi që nuk jeni ftuar në cilësinë e kryetarit të Kosovës; kishin pyetur gazetaret në konferencën për shtyp në Prishtinë. Dr. I. Rugova: “ Po do të shkojë për të biseduar më Presidentin Zh. Shirak. Nuk është e rëndësishme në çfarë cilësie do të shkojmë por si do të kthehemi”.

Po ai ka rezervuar vetëm 20’ për ju dhe ka kërkuar që të mos përmendet në bisedë çështja e Pavarësisë së Kosovës. “ Do të shkojmë dhe do të bisedojmë”. Takimi që ishte lejuar për vetëm 20’ zgjati mbi tre orë. Në stenogram u vërtetua së pavarësia e Kosovës ishte përmendur mbi 23 herë. Presidenti Shirak e kishte përcjell presidentin I. Rugova, deri jashtë ndërtesës së Presidencës Franceze aty ku përcilleshin personalitetet më të larta botërore. Kishte vlerësuar takimin të rëndësishëm dhe të këndshëm.

Presidenti i kishte sqaruar shkencërisht gjërat. Kulturën shqiptare, humanizmin e tyre dhe vuajtjet shekullore që ishin pasojë e vendimeve të gabueshme në ndarjen e shqiptarëve dhe të Dardanisë, asimilimin, gjenocidin serb kundër tyre. Ai e kishte sqarua pse Kosova duhet të jetë e pavarur, dhe pse pavarësia e Kosovës do të jetë garantuese për paqen në Gadishullin Ilirik dhe në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat