Punë të mbarë

Kultura

Punë të mbarë

Nga: Musa Ahmetaj Më: 3 janar 2022 Në ora: 09:33
Musa Ahmetaj

(Njejtë si në vitin e kaluar)

Si me traditë dhe kulturë

Gjithëherë në takimin e parë

Përshëndetjet kanë filluar

Hajde punë( vit) të mbarë

Po e filloj me këta të arsimit

Janë te lapsit- dijnë të lexojnë

A thua a kanë informacione

Doktorë shkence na mungojnë

Policisë patjetër i uroj qetësi

Nuk e dini fare çka ju bjenë nata

Ta keni në mendje një vizion

Të adaptoni të fleni me kravata

Komisionit për dialog në Bruksel

Uroj të furnizohen me fletore

Përshëndetjet me palënn serbe

Sa më shumë me puthje dore

Parlamentarëve ju dëshiroj

Ne séanca sa më pak ndarje

Etika dhe kultura akademike

Juve ju lejon nga pak sharje

Juve ministra e qeveritarë

Nje fillim viti sa më të mbare

Me dëshirën më të madhe

Të i futni edhe kuletat në garë?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat