“Kroi i fshatit tonë”, arkitekturë e mrekullueshme poetike e Lasgush Poradecit

Kultura

“Kroi i fshatit tonë”, arkitekturë e mrekullueshme poetike e Lasgush Poradecit

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 23 dhjetor 2021 Në ora: 20:01
Lasgush Poradecit

1. Përgjithësisht poezitë e Lasgush Poradecit që nga dheri, liqeri, Poradeci, e më lartë, Zogu i qiellit, Nositi deri në lartësinë më të lartë të jetës, vdekjes e përjetësisë mund t'i ndajmë në tri shkallë poetike:

- shkalla e intelektit poetik;

- shkalla e instinktit poetik;

- shkalla e intuitës poetike.

1.1. Shkalla e intelektit poetik ka të bëjë me të menduarit imagjinativ:

"Kroi i fshatit tonë, ujë i kulluar,

ç’na buron nga mali, duke mërmëruar

Venë e mbushin ujë vashat anembanë

cipëzën me hoja lidhur mënjanë;

Cipëzën e bardhë, cipëzën e kuqe,

gushën si zëmbaku, buzët si burbuqe."

Apo:

"Kroi i fshatit tonë, ngjyr’ ergjënd i lyer

që nga rrëz’ e malit ç’na buron rrëmbyer.

Venë e pinë ujë trimat anembanë

takijen me lule, përmbi sy mënjanë.

Takijen e dlirë, takijen e nxirrë

Buzën në të qeshur… më të psherëtirë…"

1.2..Shkalla e instiktit poetik ka të bëjë me dëshirën, epshin e lakmisë dashurore:

"E si mbushin ujë, bubu ç’m’u ka hije,

ndaj kthehen prap me hap nusërije

ndezur yll i ballit si yll shenjtërie."

Apo:

"Mbrëmave kur uji mërmëron nga-dalë,

vjen t’i thotë trimi vashës nj’a dy fjalë:

Vashëzën bujare që po vin në krua

Siç’e përshëndeta, siç’m’u turpërua

Papu ula kryet e shikova si grua"

1.3. Shkalla e intuitës poetike e cila është shkalla më e lartë e Vetëdijes poetike lasgushiane që e ka kuptimin e zemrës, dashurisë dhe poezisë:

"E si mbushin ujë, bubu ç’m’u ka hije,

ndaj kthehen prap me hap nusërije

ndezur yll i ballit si yll shenjtërie."

Apo:

"Kroi i fshatit tonë, n’atë mal me fletë,

derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë

posi malli i zemrës mu në gji të shkretë

Derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë,

posi malli i vashës, që djeg në të fshehtë,

posi malli i trimit, që buçet përjetë,

obobo, si malli, që nuk vdes përjetë"

Pra, Lasgush Poeadeci te "Kroi i fshatit tonë" ka përdorur tri shkallët e patjetërsueshme poetike:

-intelektin, instiktin dhe atë më kryesoren intuitën poetike. Veçantia  e L.Poradecit pikërisht është intuita poetike që ju mungon poetëve tjerë.

Shkalla më e lartë e poezisë së Lasgushit është INTUITA që është shkallare e vetëdijes poetike.

Kjo VETËDIJE INTUITIVE poetike, pastaj  ndahet në tri nënpjesë përshkallare:

-e para,  më e ulëta, fizikja, e dukshmja, njerëzorja është INSTIKTI;

-e dyta, e mesit, është INTELEKTI;

-e treta, më e larta ështe INTUITA.

Pra, shkallaret poetike në poezinë e mrekullueshme "Kroi i fshatit tonë" janë: instikti, intelekti dhe intuita që kanë të bëjnë e janë të lidhura me tri pjesë përbërëse poetike: me materjen, natyrën, fiziken-trupin; me mendjen, intelektin-dijen dhe me zemrën, dashurinë, poezinë.

-Instiktet poetike kanë të bëjnë me trupin lakmues e epshor të poetit;

-Intelekti me kokën diturake të poetit;

--Intuita me funksionin e zemrës së ndritur të poetit.

2. Elementet e të kuptuarit të poezisë: 'Kroi i fshatit tonë"

-Të kuptuarit me mendje;

-Të kuptuarit me traditë;

-Të kuptosh me zemër;

-Të kuptuarit me kulturë të thellë.

-Të kuptosh me lexim.

-Kulmi i të kuptuarit është ekzaltimi me tërë veten dhe qenien e Lasgush Poradecit.

2.1.Llojet e delikatesës/hollësisë poetike te "Kroi i fshatit tonë"

-Delikatesa e syrit;

-Delikatesa e zemrës;

-Delikatesa e ndjenjës;

-Delikatesa e shpirtit;

-Delikatesa e bukurisë;

-Delikatesa e dashurisë

Delikatesa në tërë vargjeve poetike!

2.2.Llojet e motiveve poetike të poezisë "Kroi i fshatit tonë"

-Motive të bazuara në traditën;

-Motive të bazuara në të ardhmen;

-Motive lidhjesh midis shkakut dhe pasojës;

-Motive dashurore;

- Motive shpresash jetësore;

- Motive faktesh dhe provash.

2.3.Llojet e të pamurit perceptuese-estetike te "Kroi i fshatit tonë"

- Shikime apo perceptime estetike me anë të  syrit;

-Shikime e perceptime estetike  ideshë;

-Shikime e perceptime estetike me anë të zemrës;

-Shikime e perceptime estetike ndjenjash;

-Shikime e perceptime estetike  shpirtërore;

-Shikime e perceptime estetike me kuptime figurash e metaforash;

-Shikime e perceptime estetike me tërë veten e poetit në vargjet poetike.

2.4.Llojet e dashurisë në "Kroi i fshatit tonë"

Dashuria me mendje;

Dashuria me shpirt;

Dashuria me zemër;

Dashuria me ego;

Dashuria me besnikëri;

Dashuria me tërë veten apo qenien e poetit, Lasgush Poradecit.

2.5.Llojet e bukurisë në 'Kroi i fshatit tonë"

-Bukuria e natyrës;

-Bukuria e traditës;

-Bukuria e veshjes;

-Bukuria e zemrës;

-Bukuria  e mendjes;

-Bukuria e fytyrës;

-Bukuria e fjalës;

-Bukuria e ndjenjës;

-Bukuria e dashurisë;

-Bukuria e vargut;

-Bukuria e metaforës;

Kroi i fshatit tonë

I

Kroi i fshatit tonë, ujë i kulluar,

ç’na buron nga mali, duke mërmëruar

Venë e mbushin ujë vashat anembanë

cipëzën me hoja lidhur mënjanë;

Cipëzën e bardhë, cipëzën e kuqe,

gushën si zëmbaku, buzët si burbuqe.

E si mbushin ujë, bubu ç’m’u ka hije,

ndaj kthehen prap me hap nusërije

ndezur yll i ballit si yll shenjtërie.

II

Kroi i fshatit tonë, ngjyr’ ergjënd i lyer

që nga rrëz’ e malit ç’na buron rrëmbyer.

Venë e pinë ujë trimat anembanë

takijen me lule, përmbi sy mënjanë.

Takijen e dlirë, takijen e nxirrë

Buzën në të qeshur… më të psherëtirë…

Mbrëmave kur uji mërmëron nga-dalë,

vjen t’i thotë trimi vashës nj’a dy fjalë:

Vashëzën bujare që po vin në krua

Siç’e përshëndeta, siç’m’u turpërua

Papu ula kryet e shikova si grua

III

Kroi i fìshatit t’onë, tetë sylynjarë

nër tetë krahina qënke kroj i parë

qënke një në botë, s’paskërke të dytë

ç’na shëroke plagët, ç’na shëroke sytë.

Kroi i fshatit tonë, n’atë mal me fletë,

derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë

posi malli i zemrës mu në gji të shkretë

Derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë,

posi malli i vashës, që djeg në të fshehtë,

posi malli i trimit, që buçet përjetë,

obobo, si malli, që nuk vdes përjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat