Pikturë e poezi

Kultura

Pikturë e poezi

Nga: Hysen H.Ymeri Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Çka i mungon poezisë e plotëson me pikturë e çka i mungon pikturës poeti e plotëson me poezi.

Poeti Selman Gashi u lind me 18 janar 1962 në fshatin Qabiq të komunës së Klinës.

Shkollën fillore e kreu në shkollën”Zenel Hajdini” në Ujmirë.Shkollën e mesme gjimnazin në “Luigj Gurakuqi” në Klinë.Ndersa shkollën e Lartë Pedagogjike në akademinë e srteve dega e pikturës në Prishtinë.

Selmani punoj në katër shkolla fillore si arsimtar i artit figurativ nē Ujmirë,Gllarevë,Cerovik,dhe Siqevë.

Me shkrime merrët që nga shkolla fillore ku poezitë i ka botuar nëpër gazetat dhe revistat e ndrydhme të kohës.

Selmani merrët me poezi dhe pikturë paralelisht.

 Nga viti 2017 është i penzionuar

Libri “Nënës sime”,është libri i tij i parë.

Krijuesi nga Qabiqi përpos që është piktor kohëve të fundit ai poezitë i ka përmbledhur në një përmbledhje dhe i ka botuar poezitë për fëmijë me titull:”Nënës sime”.

Ky libër është mjaftë terheqes  si për lexuesit e vegjel por edhe për të rriturit.

Selmani ishtë së pari piktor i cili njofte psilologjinë fëmijerore se si ata paraqesin botën fëmijenore me viza,ngjyra dhe fantazinë interesante të fëmijëve.Se dyti ai duke mësuar edhe nga nxënësit psilologjin e tyre u frymëzonte që me anë të vargut të shprehë fëmijërinë e vet që i ka mungusr nëpër kohra.

Poeti si nxënës i shkollës fillore vizaton një  vizatim të një fëmiu të varfër me rrobe të leckosura por nuk ka mundur ta paraqes me të gjitha tiparet dhe vendosë ta shkruaj pranë ati vizatimi poezinë “jetimi”.Poezia se bashku ne vizatim ia boton revista në atë kohë “Pionieri”.

Pra poeti nëpër gazeta dhe revista ka botuar poezi dhe çdoherë e ka ilustruar me pikturat e veta.

Nga kjo vije në shprehje se çka i mungon poezisë,ai e plotëson me pikturë,e çka i mungon piktures ai e plotëson me poezi!Poeti gjatë shkollimit të tij ka botuar poezi dhe ka botuar piktura por në këtë përmbledhje nuk janë të përmbledhura as një poezi të moshēs se tij fëmijënore,as ato studentore të cilat kanë mbetur nëpër gazeta dhe revista që me shpresë se një ditë do t’i mbledhi nga gazetat e arhivave për të vijuar përmbledhjen e dytë për të ardhmën.

Vëllimi poetik “Nënës sime”,i autorit Selman Gashit është i ndarë në pesë titul:

“ Nënës sime”, “Kurrë më”,

“Unë dhe poezia”, “Stinët e vitit”, “Popullit tonë heroik”.

Libri i parë me poezi i autorit Selman është me vargje të kuptushme të lehta për t’i kuptuar të cilat lexuesin e terheqin sepse posa t’i lexojesh mbetët në kujtesë tingulli i rimës të vargut të dytë me të katërtin.Secila poezi e poetit Selman në fund e përfundon me porosi fhe poezitë e tij nuk dorëzohen para as një furtune por në fund përsonazhët e piezisë dalin fituese!

Poeti hynë në shpirtin e përsonazheve dhe bisedon por ka raste që nuk dorëzohet edhe pse personazhet zhduken nga realiteti.Ka besim në vehtevete dhe nuk i beson as vdekjes.Në poezinë “Nënës sime”,f.9,10 thotë:

-“Nëna ime nuk ka vdekur,

Nëna ime është e gjallë.

Ajo vetëm ka ndrruar jetë

A bënë nëna të vdes vallë?!

Poeti ka talent sepse përsonazhet i merrë nga ditët e përditshme duke qenë kudo në shoqëri me fëmijë.

Në disa raste jetën poeti e paraqet sikur ajo nuk i afron gjësende të mira sepse koha ishte e tillë që fëmijët nuk kanë qenë të sigurt për egzistencë nga luftat.Siç dihet shumë fëmijë kanë mbetur pa prinder.Poeti në vjershën e vet thotë:

-“Jetë mori jetë

Kurrë s’me gëzove.

Ditë të mira

Nuk me dhurove!

(Jetimi,f.10)

Poeti me anë të poezisë dëshiron që paqja dhe liria të mbreterojë kudo në botë pa dallim!

 Në secilën poezi poeti në fund e jap pirosinë duke i ngritë përsonazhet sa me lartë dhe në situatat e rrezikut ai me ëndrrat fluturake i shpeton nga deshtimi!

Në ciin e poezive “Kurrë më”ia kushton emigrimit,mungesës se nxënës nga mësimi,dêshmorëve,penzionistave,etj.

Pra në fund ka shpresa që poeti do të mbrrije tek lumi i ardhërisë duke kaluar urat e lumenjeve për të mbrrijet tek livadhet e lumturisë!…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat