Stuhi përmallimi

Kultura

Stuhi përmallimi

Nga: Tahir Bezhani Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 09:11
Fotoja e mbramë me mikun tim,poetin Zeqir Lushaj,fillimtetor,2021 Gjakovë.

Nga Shëngjini në drejtim të Valbonës

Fryjnë erëra të tërbuara

Valët e detit kanë marrë dallgë

Ndrydhin dhimbjen ofshamave

Një lot shpirti rri i heshtur,porsi plagë

Qan Valbona me dhimbje pa ndalë

Këngët janë ngrirë në vaje përmallimi

Mall ndjen shkëmbi, bari e mali

Për poetin që i puthte në lule t‘ballit

Në pejza të shpirti

I mbante deri në Amerikë

Zemra gjak i pikonte kur thurte vargje

E atje lart te Shkallët e Grisë

Përgjithmonë iu ngri shikimi

Te Blini e shtroi shtratin

E pushimit në përjetësi

Me krenari babën e thirri:

Ku je o Sadik Selmani i Grisë

Eja së bashku kohërat t’i pleqërojmë

Këmbëkryq ulur n’postajë të dhisë

Ashtu siç na mësoi Leka i Malësisë

 

Tash

Stuhi malli gulçon pa pushim

Atyre shpateve të Grisë...

 

Dhjetor, 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat