Edhe de fakto, edhe në letër

Kultura

Edhe de fakto, edhe në letër

Nga: Musa Ahmetaj Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 18:31
Musa Ahmetaj

Gomarët e vjetër

Kërkojnë samarë

Shtyhen në mes vete

Taxhi për të marrë

Me dhëmbë të forte

Akoma përtypen

Pse hajnë në dy strajca

Kurrë nuk koriten

Madje secili prej tyre

Në dukje më I vrazhdë

Sikur janë të pa ngopur

Me ushqime në grazhd

Edhe së shqelmuari

Nuk po ndalen dot

Gomarë do të mbeten

Sikur dje, edher sot

Kaherë keni hyrë

Në moshën e vjetër

Gomarë de fakto

Madje edhe në letër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat