Dashuri e zjarrtë në romanin “Ti” të Ilir Muharemit

Kultura

Dashuri e zjarrtë në romanin “Ti” të Ilir Muharemit

Nga: Ilir Muharremi Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 13:21
Kopertina e librit

Dashuri, luftë, ankth dhe prapë dashuri janë temat që dominojnë në romanin “Ti” të Ilir Muharremit. Ja një fragment:

“Jeta ime ndryshoi me Marinë. Dilnim bashkë nëpër qytet, nëpër kafene, nëpër rrugica të ngushta. Pinim alkool, tymosnim.

Përhumbeshim edhe në ekstazi. Të mirat dhe të këqijat i ndanim bashkë. Fiks u bëmë një trup, një mendje, një shpirt.

Dëshirat tona për kërkesa të përbashkëta tashmë ishin plotësuar. Çdo mungesë ishte plotësuar me dashuri. Dukej sikur Dielli po lind për ne të dytë dhe po buzëqesh çdo ditë.

Nga krejt kjo bukuri që përjetonim nganjëherë e ndiej se dashuria nuk ekziston. Thjesht janë feromonet, duke luajtur marifete me njerëzit...”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat