Mbahet Festivali i Letërsisë/Ilir Muharremi fiton vendin e dytë

Kultura

Mbahet Festivali i Letërsisë/Ilir Muharremi fiton vendin e dytë

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 07:54
Ilir Muharremi

Dje me datë 4 nëntor u mbajt Festivali Kombëtar i Letërsisë tashmë tradicional, edicioni i X(dhjetë) në sallën "Avdush Hasani" Podujevë, ku u shënuan takimet letrare, promovimi i romanit "Rruga e vështirë e Fatlum Selishtës" të Bislim Aliut, valle nga valltaret e Shoqatës "Shqiponjat e Llapit", ndarja e çmimeve letrare, ndarja çmimeve tjera motivuese e të karrierës.

Për të festuar vitin jubilar të Festivalit, kryesia e Prokult-it nxjerri edhe Revistë letrare me poezitë e pjesëmarrësve dhe krijuesve qe ishin pjesë e këtij edicioni, e cila u shpërnda si dhuratë.

Juria e përbërë nga Atdhe Hukolli, Flora Peci dhe Dan Ibrahimi i ndanë çmimet letrare:

Vendi i (I) parë, Abdullah Zeneli me poezinë "Gruas" Vendi i (II) dytë, Ilir Muharremi me poezinë "Engjëll" Vendi i (III) tretë Valbona Hadri me poezinë "Atdheu" Përveç çmimeve letrare u ndanë edhe tre çmime motivuese për krijueset Erona Mehmeti, Elesa Halimi dhe Ylltare Ferati.

Gjithashtu u ndanë edhe gjashtë çmime të karrierës për krijuesit Arif Bozaxhiu, Mevlyde Saraçi, Murat Gashi, Fadil Curri, Syhejl Havolli dhe Bislim Aliu.

Image
Ilir Muharremi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat