13 vjeçari i marrosur pas këngës popullore, talentin e tij e shpreh në dasma

Kultura

13 vjeçari i marrosur pas këngës popullore, talentin e tij e shpreh në dasma

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 09:08
Renis Domi

Renis Domi është djali më i ri, që është bërë pjesë e botës së muzikës popullore. Ai është vetëm 13-vjeç dhe këndon në dasma si i ftuar special.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Renisi tregoi gjithçka nga bashkëpunimet me emrat e njohur deri te këngët që ka bërë pjesë të repertorit të tij.

Shkoj si i ftuar special ose surprizë e çiftit. Kam bërë mbi 10 dasma këtë verë. Këndoj edhe nëpër lokale shpeshherë.

Deri tani kam bashkëpunuar me shumë të famshëm, si për shembull me Mandi Nishtullën. Ndërsa Stine është producenti i këngëve të mia. 

Unë këndoj këngët e mia dhe të tjera. Unë i këndoja të dyja krahinat, por më shumë nga veriu se jam nga Kukësi.

Nga i gjithë fisi vetëm unë kam dal këngëtar, nuk ka asnjë tjetër”, u shpreh Renisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat