Ftesë studiuesve të gjuhës dhe letërsisë shqipe!

Kultura

Ftesë studiuesve të gjuhës dhe letërsisë shqipe!

Nga: Adem Bytyçi Më: 15 tetor 2021 Në ora: 08:42
Adem Bytyçi

Ftohen gjuhëtarë dhe studiuesit e gjuhës shqipe, të lexojnë botimin me titull: "Gjermanishtja flet shqip", autor Butrint Balaj, student i Universitetit “Ukshin Hoti”, në Prizren, për ta kuptuar si as një herë më parë, se sa e vjetër është gjuha shqipe, jo vetëm kaq, por për t'u informuar se gjuha shqipe është themeli i shumë gjuhëve tjera indoeuropiane.

Ky fakt deri më tani ka qëndruar në heshtje për shkak të mungesës së studiuesve të gjuhës shqipe dhe të fjalëve të kësaj gjuhe, me të cilën për herë të parë zoti ka komunikuar me njerëzimin dhe anasjelltas njerëzimi me zotin.

Ky nuk është një mit, por një e vërtetë shkencore të cilën do t'a kuptoni pasi të lexoni botimet e studiuesit Agron Dalipit nga Tirana, prej qindra e mija faqesh dhe botimin e studentit të universitetit “Ukshin Hoti”, në Prizren, Butrint Balaj, me titull : "Gjermanishtja flet shqip".

Ka ardhur kohë e lindjes dhe rritjes së studiuesve të rinjë të gjuhës shqipe, për t'a ngritë në nivelin që e meriton gjuha shqipe krahasuar me gjuhë tjera, të cilat kanë lindur nga gjuha shqipe dhe sot fliten dhe shkruhen gjithë andej nëpër botë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat