Si zakonisht

Kultura

Si zakonisht

Nga: Musa I. Ahmetaj Më: 6 tetor 2021 Në ora: 18:58
Musa I. Ahmetaj

Edhe këto zgjedhje

Nuk po kalojnë pa bujë

Nuk premtohet tjetër

Veç kanalizime dhe ujë

Të gjithë në lista zgjedhore

"akademikë" dhe kalemxhinj

As me i vogli premtim madje

Për skamnor dhe dertlinj

Kudo fushatë zgjedhore

Ne qytete dhe në katund

Askush nuk e qeli gojën

As për drogë -e as për shund

 Premtime  të shumta

Madje madje si gjithherë

Por a thua në këtë vend

A ka fare pensionerë

Si çdo herë në fushatë

Edhe kësaj here  kanë  moto

Ta përdorim facebokun

Me sa më shumë foto ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat