Djali pa nanë si nata pa hanë

Kultura

Djali pa nanë si nata pa hanë

Nga: Ndre MJEDA Më: 30 korrik 2021 Në ora: 13:39
Ndre Mjeda

Pra ‘i djalë i vorfen kuej nuk i dhimet,

Kur, si mue t’shkretin, t’a mlojn mjerimet?

Tepër shpejt bora, tuj ra n’ vorfunim,

Njatë qi per mue ish’ diell n’ agim.

Emnin e kandshëm m’i a ndie kot prita

Njasajë qi n’ kobe do t’ m’ ishte drita:

Kuej nuk i dhimem, askush s’ m’ kujton,

Sado qi zemra vec gjak m’ pikon.

Kur, un i mjeri, rrijshe tu shpija,

Me nanë, me motër, ah! sa dashtnija

Vlote n’ kët zemër, qi sot s’ka gzim,

Vetëm pse nana m’ la n’ kët vorfnim.

C’ at ditë qi e bora, mue s’ m’ knaqë natyra,

Ndër gzime t’ shekllit nuk m’ qeshet ftyra;

Kurr s’ m’ hiqet mendjet kur nana m’ tha:

T’ laca me Zotin! – e diq e m’ la.

Ah! se fort m’ dote, se fort m’ pat gzue,

Sa gjallë, e mjera, rrite me mue!

Por qe, se unë nanën sot ma s’ e kam;

Un nafakpremi, c’ se i vorfën jam!

Kur, n’ agim t’ ditve, m’ra me shtegtue,

Si dola shpijet, tuj u largue,

E kqyra s’mramit e aq m’ përmalloi,

Sa dysh mue zemrën, dysh m’a coptoi.

E kush kalote at ditë bri meje,

At ditë qi dhima m’ kish xjerrë mendt kreje,

Thote përajshëm: Paska metë shkret!

Zot, njitja doren, maje ti ngiet!

C’ at ditë, si zogu, larg fluturova,

E n’ dhe t’ panjoftun treta, u largova;

S’ desht kush me m’kqyrun, s’ diejta kue’ i flas,

Nji dorë ndimtare c’ at herë s’ m’ u qas.

E kur vetmija mue m’ lodhte natën,

Un n’ gjuj u ulshëm, thojshëm uratën;

Kujtojshëm nanën para Tenzot,

E syt m’ u mushshin gjithherë me lot.

Ah! po, kujtimet e asajë dite

Uratë e kandshme ti m’ i përsrite:

O nanë e dashtun, a thue t’ thrras kot,

C’ se fusha e mali me za t’ em lot?

Ah! po, se dhima zemret nuk m’ shkepet,

C’ se gjithkund nanën me e lypun m’ nepet;

Do t’ m’ mysë mjerimi, s’kam si gjallnoj,

Pse deka e nanës zemren m’ a imtoj.

Por, ndale vajin, jeto pa drojë,

Mendo se drita prap do t’ agojë,

Kur ndër Qiell t’ epra Zoti tash t’ thrret:

Rrethue me lule, nana aty t’ pret

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat