Ja pse duhet falënderuar Gazeta “Bota sot”

Kultura

Ja pse duhet falënderuar Gazeta “Bota sot”

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 15 korrik 2021 Në ora: 18:35
Skënder S. Kapiti

Gazeta “BOTA SOT”duhet falenderuar dhe asaj duhet edhe t’i jemi mirënjohëse pasi prej saj marrim lajme dhe informacione te te gjitha fushave si ato shoqërore, politike,demokratike, ekonomike, shkencore, kulturore, sportive etj. në një kohë rekord.

Te ajo gjejnë vend dhe shkruajnë gazetarë, opinionistë dhe intelektualë  profesionistë të fushave të ndryshme  pa paragjykime dhe pa seleksionime e as sipas interesave politike dhe as  te pronarit te saj. Pra, aty ka liri për këndvështrime të ndryshme.

Dhe së treti duke qenë e tillë gazeta “BOTA SOT”, ajo u jep lajme dhe materiale informative edhe intelektualëve, opinionistëve dhe analistëve që të shprehin e të bëjnë publike opinionet, gjykimet dhe qëndrimet e tyre në lidhje me politika, problematika, shqetësime  e tema të ndryshme historike, patriotike, demokratike , ligjore, kombëtare e ndërkombëtare.

Pra “BOTA SOT” duke qenë e tillë edhe e meriton që të falenmderohet e t’i shprehësh edhe mirënjohje, gjë që shkurtimisht u mundova që ta bëj edhe unë në këtë opinion timin edhe me rastin e përvjetorit të 26 të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat