Dhurata hyjnore që sjellin gëzim dhe lumturi

Kultura

Dhurata hyjnore që sjellin gëzim dhe lumturi

Nga: Baki Ymeri Më: 6 korrik 2021 Në ora: 12:58
Foto e kopertinës së librit

Poezia është një dhuratë hyjnore, testamenti i jetës dhe dimensioni më i pastër që ka çdo qenie njerëzore. Ioana Precup u lind për të sjellë gëzim dhe bukuri. Përmes bukurisë hyjnore në poezitë e saj, ajo pushton zemrat, simpatinë dhe entuziazmin e të gjithë shkrimtarëve rumunë dhe shqiptarë. Poezitë e sajpërfaqësojnë një ishull paqeje, plot dashuri. Nuk duhet t'ua lëmë vetëm bukurinë artistëve, vetëm moralin fetar priftërinjve dhe vetëm praktikën e drejtësisë juristëve. Jeta kalon dhe fjalët mbeten. Autorja vjen para nesh përmes rrugës magjike të frymëzimit. Fjalët kanë fuqinë t'i japin jetë një universi të pafund. Ato mund të sjellin në jetë një regjistër të pafund të ideve dhe ndjenjave.

Ioana është poetesha që shkëlqen përmes ideve dhe fjalëve. Mendimet e saj janë flutura të metamorfizuara në mendime. Të gjitha këto shndërrime që mendimet e poeteshës përshkruajnë një profil lirik origjinal. Poezia është testamenti i jetës dhe mjalti i fjalëve. Ioana është një poete e talentuar që na ofron tekste të denja për t’u lexuar dhe admiruar. Akti i saj poetik është konceptuar si një hapje e horizonteve dhe një aventurë shpirtërore. Ioana aspiron të kuptojë kuptimin dhe hijen platonike të dimensioneve kombëtare dhe universale. Ajo që e preokupon autoren, është vetvetja nga një kohë tjetër ku ka mendime të bukura të përmbushura përmes teksteve të ndjera dhe të shkruara.

Dashuria është ajo që e mban këtë tokë të lidhur me qiellin. Poeti është mbreti i imagjinatës, poetesha është princesha e surprizave, kurse poezia është balsami i shpirtit, testamenti i jetës, drita e fjalëve, muza e arteve, thesari i ndjenjave dhe një burim hyjnor frymëzim. Poezia e Zonjës Ioana Precup është një dhuratë hyjnore dhe mbretëresha e përjetësisë e mbështjellë me velin e nuses. Poezitë e saja janë pasqyra në të cilën shpirti pasqyron bukurinë e saj. Ioana Precup është poetesha që jeton në brigjet e detit të fjalëve. Ajo ka fat që nderohet me libra që bëjnë histori. Libri i më i ri i Zonjës Ioana është përmbushja e një ëndrre për të vajtur nga drita në dritë.

Poezia e saj lartëson dhe shenjtëron njeriun dhe dashurinë. Ajo është një vështrim magjik i qiellit dhe i tokës. Autorja na del përpara me ide, formë dhe elegancë. Përshtypja e parë që merr pasi lexon librin e Zonjës Ioana Precup, është krijimi i vlerave reale, befasuese dhe magjike. Poezia nuk vdes askund dhe askurrë. Ky më duket se është përtej teksteve aktuale, mesazhi që nxjerrim nga faqet e vëllimit "Ekzili i shpirtit", i cili na del përpara si një dhuratë hyjnore që sjell gëzim dhe bukuri. Ndjeshmëria e poetes ndihet në luginën e valëve të jetës, duke reflektuar dritën dhe ëndrrat që dalin nga vrrushkujt e mendimeve. Poezitë e Zonjës Ioana kanë një qëllim më të lartë. Ajo është erë dhe stuhi, pëshpëritje dhe heshtje, ëndërr dhe pluhur yjesh.

Ioana Precup na del përpara me poezi të frymëzuara dhe të ndritshme. Ka vargje që arrijnë të plotësojnë një të vërtetë filozofike dhe artistike. Ajo shkruan për jetën, për shpirtin, për kohën, për Zotin, për jetën, për çastet e lumturisë, për dritën, për rrugët e trasuara të fatit, etj. Libri i saj është një thesar shpirtëror. Ajo është një poete e pavdekësisë e cila arrin që përmes poezisë së saj të na i lumturojë shpirtrat tanë si një kremtim. Ioana Precup shkruan për dashurinë, për pendimin, për njerëzit që shikojnë botën. Në vargjet e saj takojmë dritën e përkushtimit, dimensionet kozmike, fjalën e frymëzuar dhe shpirtin e dashurua.

Zonja Iaona Precup kërkon të krijojë marrëdhënie harmonike me botën. Fjala është e shenjtë. Përmes saj, Zoti krijoi botën. Përmes fjalës mund të ngushëllojmë shpirtrat, mund të japim gëzime, fjalët mund të të lëndoj, por edhe mund të hapin plagë. Përmes fjalës, poeti shpreh dashurinë, gjithçka që shpirti i mirë e ka, pas viteve të modelimit, të përpjekjes për të parë madhështinë e fjalës, fisnikërinë, përjetësinë dhe dëshirën për ta dhënë atë me kujdes, me respekt dhe konsideratë. Fjala është shenjtëri. Fjala e Zonjës Ioana i drejtohet njeriut, shpirtit të tij, si pjesë e krijimit hyjnor të cilit ne, "ata që shohin Zotin", duhet t'i japim respektin e duhur.

Ioana Precup është një shpirt i veçantë që dashuron, që psherëtin, që qan, që gëzohet, që pëshpërit përmes metaforave. Njerëzit e thjeshtë nuk marrin parasysh kuptimin e plotë të fjalëve, edhe kur duam të ofrojmë një shpjegim të kuptimit të tyre. Fjala e frymëzuar përfaqëson gjithçka që ka ndodhur në mendjen tonë. Poeti lind i varur nga poezia dhe ka potencialin për të tërhequr lexues. Bukuria e fjalëve në poezi zgjon shqisat e fjetura. Mirazhi i poezisë i jep një jetë dhe një fuqi, një të drejtë qytetare, çdo lloj arti. Poezia e Zonjës Ioana karakterizohet nga përpjekja e autores, përmes gjuhës figurative, për të shprehur preokupimet e saj ekzistenciale. Autorja përkulet në këndvështrimin e fjalëve në kërkim të identitetit të saj krijues. Qasjet e saj imagjinare në botën tonë, si dhe në jetën e përditshme ekzistenciale, me imazhe dhe topografi autentike, si urbane ashtu edhe rurale, përfundojnë në punëtorinë e poetes, ku ajo rikrijon botën e saj përmes artit.

Fjalët e Zonjës Ioana Precup janë pluhuri i yjeve dhe drita që tregon ndjenjat e saj të brendshme. Gjendja shpirtërore e subjektit lirik të kujton dehjen e atij që provoi nektarin e dashurisë dhe mjaltin magjik, sipas legjendës, privilegjin e hyjnive të Olimpit. Ka një lloj përkushtimi në vargjet e këtij poeti. Emri i këngëtarit mitologjik, Orfeut, poeti i parë i botës, i cili kërkon përjetësinë për Euridikën, është përhershmëria e ëndërrimit në të cilën ai kërkon për Euridikën një vend për të qenë e pranishme. Në tekstet e Zonjës Iaona Precup, fjalët hidhen si ngjyrat në pëlhurë në një ndërthurje spontane, me logjikën dhe bukurinë e tyre. (Bukuresht, 8 korrik 2021)

Bekim

Bukuroshja ime, me sy të pastër si qielli,

Vetëm ti e ke zhbllokuar misterin;

Ti vrapove në një rrugë të vështirë,

Depërtove nëpër botën armiqësore

 

Pate sukses, përmes mundit të mendjes sate

Të kalosh, me mençuri, pengesat në rrugë.

Lotët e lumturisë mua më pikuan në shpirt

Gjë e mirë që të kam! Falënderim i zgjedhur!

 

Jeta si poezi

Shakullima e ditëve na përqafon me mashtrim,

Dhe koha, e pasigurt, duke sfiduar çdo durim,

Po hedh vështirësi në rrugën tonë... me karrocë,

Duke na mbajtur në krahë, Zoti fryn hirin tonë

Kur mundohemi ashpër të vajtojmë hidhërimin.

Kur agimi i mëngjesit na mbështjell me shpresë,

Shkëndijat shfaqen në shpirt, duke mbjellë një mall jete.

Krenaria, arroganca, hipokrizia e trishtuar,

Ndoshta gradualisht do të shndërrohej në poezi

Një botë më e pastër që ne do dëshironim të ishte,

Emocioni për të shoshitur nëpër shpirtra të shkretë,

Zbërthimi i ftohtësisë së zemrave të ngurtësuara.

Falje për të na ringjallur si shirat e verës,

Elozhi i dashurisë - pranverë e përjetshme!

 

Fantazitë në det

Trup i gdhendur si prej perëndeshe,

Hapat ngarendin si një valë deti,

Sytë që po e ndjekin, dëshirën...

Ç’nuk do jepnin për një puthje!

 

Vështrimi i saj është i çmuar,

Kush do të guxonte vallë

Për t’a përmbushu vullnetin,

Të marrë një lule përmbi buzë?

 

Një shpërthim drite

Në një botë të çuditshme, e stërmbushu nga anormalët,

Konturojmë me sytë e mendjes - një shpërthim drite.

 

Ne me sukses po e shpëtojmë në një realitet,

Atë që përbëjmë ngadalë, nga ëndrrat e salduara.

 

E mbajmë në shuplakë, e fshehim nga bota,

Sytë e ligë përgjojnë, agimet të na i gulçojë.

 

Shitësit e iluzioneve, pa shpirt dhe mëshirë,

Që ushqejnë kotësinë duke na kafshuar ditët.

 

Për sa kohë që klepsidra e jetës shoshit, e qetë,

Në një lak kohor, është një shpërhtim drite...

 

Një karrocë heshtjeje

Kur heshtjet ankohen

Se ata u mbytën në lot,

I trishtuar është shpirti i keq,

Është një peng mes pasioneve.

 

Dhe kur fjalët bien në tollovi

Përmes shqetësimit të rritur,

Kërcejnë brengat sa pëllëmba,

Dhe heshtjet ... durojnë.

 

Kur dëbora po shtrohet

Në pranverat e ndrojtura,

Urtësia e butë shoshit

Një karrocë të heshtjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat