Lot vjeshte

Kultura

Lot vjeshte

Nga: Leta Gela-Kutllovci Më: 27 qershor 2021 Në ora: 21:51
Leta Gela-Kutllovci

Copëza shpirti gjithandej shpërndarë

E unë mbeta, gjysmë, jo e plotë

Sa lot e klithje përbrenda vetes

Një shekull ka ky mot!

 

Ky avull dritareve, lot vjeshte

Rrëshqet teposhtë si lumë

Kë të mendoj më parë

Kë, ta dua më shumë?

 

Fshij ngadalë dritaren

 

Prapë, jashtë mjegull shoh

Në kopsht përfytyroj ngjarjet

Si veçoj asnjë!

 

(Dënes )

Loti përcjell kujtimet

Dërrasën e gjoksit shpon

Copëza shpirti, gjithandej shpërndarë

Me dënesë qan zemra, s'duron,...

 

Malli çan malet, shiu humb drejtim

Shpirti çanë, mjegullat e shekujve

Nuk shohin sytë qartë, nuk shohin shqim!

Mjegull e lashtësisë,......

 

E VOGËL

Çdo ditë e jetojmë një ditë të re

Në "pallatin" tonë të vjetër në fshat

Të zitë e ullirit që e sjell koha

Me tymë e përpin i ziu oxhak!

 

Me të gdhirë dita, dëgjojmë serenatë

Zogjtë sillën n' verandë, për ne cicërojnë

Hallet nuk i dinë, i dinë vetem muret

Rënd peshojnë dhe gurët, por toka i mban!

 

Kënga shpesh dëgjohet, kur zemra qanë hallet

Shpirti e do jetën, jetës i këndon

Që nga ilirishtja e kohëve të vjetra

Kjo iso e njëjtë, shumë po na mundon!

 

Shumë e vogël n' hartë

E halle,.... halle plotë

E vjetër ndër shekuj, krahët t' janë gjymëtu

Ty të sakatuan, moj e bukura ime,

Të na falësh ne, s' mundemi me t' ndihmu

Të vogël,..........

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat