Polici harron armën zyrtare në një pikë karburanti, ia merr një qytetar

Kronikë

Polici harron armën zyrtare në një pikë karburanti, ia merr një qytetar

Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 09:03
Fotoilustrim

Një zyrtar policor ka raportuar se arma e tij zyrtare ishte marrë nga një person, pasi e kishte harruar në një pikë karburanti në Shkabaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 23 nëntor, rreth orës 16:30.

Pas shqyrtimit të kamerave të sigurisë, njësitë policore kanë identifikuar personin e dyshuar, i cili është ftuar për intervistim.

Ai ka pranuar se e kishte marrë armën, duke deklaruar se kishte për qëllim ta raportonte më pas rastin.

Arma është sekuestruar, ndërsa me udhëzim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe vazhdon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat