Mushkolaj: Beteja e Loxhës, ndër betejat më të lavdishme të luftës për liri dhe pavarësi

Kosova

Mushkolaj: Beteja e Loxhës, ndër betejat më të lavdishme të luftës për liri dhe pavarësi

Nga: Bota sot Më: 6 korrik 2018 Në ora: 15:18
Deçani kujton Betejën e Loxhës

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan Jeton Mushkolaj, ka kujtuar 20 vjetorin e Betejës së Loxhës.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se lavdia e Betejës së Loxhës ishte, është dhe do të mbetet Lavdia e Kombit, për një Kosovë të Lirë, të Pavarur dhe me miqësi të përjetshme me SHBA-të, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Mushkolajt:

Përvjetori i 20-të i Betejës së Loxhës

Beteja e Loxhës, e cila ndodhi 20-të vite më parë, me plot të drejtë vlerësohet si njëra ndër betejat më të lavdishme të luftës sonë për Liri dhe Pavarësi. Në këtë betejë u dëshmua se sinergjia ndërmjet të drejtës, dijes dhe guximit ishte epilogu më real i fitores sonë, respektivisht i humbjes më të madhe të armikut.

Këtë betejë të lavdishme me plot kompetencë e udhëhoqi kolonel Tahir Zemaj, ndërsa luftëtarët të cilët ranë për të mos vdekur kurrë ishin: Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj, të cilëve së bashku me bashkëluftëtarët e tjerë iu jemi mirënjohës përjetë për veprën e tyre heroike dhe kombëtare.

Lavdia e Betejës së Loxhës ishte, është dhe do të mbetet përherë Lavdia e Kombit, për një Kosovë të Lirë, të Pavarur dhe me miqësi të përjetshme me SHBA!

Lavdi!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat