Qytetarëve u bëhet thirrje të kenë kujdes ndaj zjarreve - Bota Sot
Qytetarëve u bëhet thirrje të kenë kujdes ndaj zjarreve

Kosova

E mërkurë, 20 qershor 2018

Qytetarëve u bëhet thirrje të kenë kujdes ndaj zjarreve

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 14:41
Ilustrim

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit dhe të lajmërojnë me kohë, si dhe të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve.

“Tashmë kemi hyrë në sezonin e verës që karakterizohet me temperatura të  larta të ajrit, të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Për çfarëdo rasti të zjarreve, mund të thirrni në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit të integruar emergjent – 112.

Gjithashtu mund të thirrni pa pagesë edhe në këta numra:

Policinë e Kosovës, në numër të telefonit   192,

Njësinë  profesionale të zjarrfikjes dhe  shpëtimit në numrin e telefonit 193,

Ndihmën e shpejtë, në numër të telefonit   194.

Zjarrvëniet e qëllimta  si  dhe  ato të shkaktuara nga pakujdesia,  janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test