Tahiri: Vushtrria po lidhet me rajonin dhe me gjerë dhe po transformohet në një qytet modern

Kosova

Tahiri: Vushtrria po lidhet me rajonin dhe me gjerë dhe po transformohet në një qytet modern

Nga: H.O. Më: 14 maj 2018 Në ora: 19:39
Xhafer Tahiri

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri sot me rastin e përurimit të rrugës nacionale Milloshevë-Mitrovicë, ka shkruar në Facebook se qyteti i Vushtrrisë po lidhet me rajonin dhe po transformohet në një qytet modern.

“Rruga është zhvillim, prandaj Vushtrria po lidhet me rajonin dhe me gjerë dhe po transformohet në një qytet modern përmes infrastrukturës së rrugëve. Sot filloi Rruga nacionale Milloshevë–Mitrovicë, “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, segmenti Gojbule-Smrekonice!  Kjo rrugë është me rëndësi vitale për zhvillimin ekonomik të Vushtrrisë dhe të Mitrovicës!”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka thënë më tutje se Trepça në Mitrovicë dhe zona e lirë ekonomike për bizneset amerikane në Vushtrri do të ishin më shumë se garancë për gjenerim të vendeve të punës, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë.

“Ky është lajm i mirë për ekonominë, une sot edhe zyrtarisht i kam prezentuar Kryeministrit, Presidentit, Ministrit të financave idenë që zona e lirë ekonomike amerikane të vendoset në Vushtrri, në një hapsirë mbi 250ha. Kjo zonë ka çasje pikërisht në këtë rrugë. Jam besimplotë që bashkë do të ja dalim! Urime Vushtrri, urime Kosovë”, shkruan kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat