Ministri Hasani thotë se NISMA po rritet

Kosova

Ministri Hasani thotë se NISMA po rritet

Më: 15 prill 2018 Në ora: 00:02
Bajram Hasani në Kaçanik

Ministri Hasani merr pjesë në themelimin e dy nëndegëve të NISMA’s në Kaçanik NISMA Socialdemokrate ka themeluar edhe dy nëndegë në qytetin e Kaçanikut. Në themelimin e këtyre dy nëndegëve ka marrë pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministri Hasani ka thënë se kjo parti po shtrihet çdo ditë e më shumë anekënd Kosovës.

“Njerëz me vullnet të mirë çdo ditë po i bashkohen radhëve tona në çdo lagje, fshat e qytet” ka thënë ai.

Ky është postimi i plotë i ministrit Hasani:

NISMA Socialdemokrate po shtrihet çdo ditë e më shumë anekënd Kosovës. Njerëz me vullnet të mirë çdo ditë po i bashkohen radhëve tona në çdo lagje, fshat e qytet. Sot bashkë me strukturat e degës së NISMA në Kaçanik, themeluam edhe dy nëndegë të reja në këtë qytet, ku u zgjodhën edhe kryetarët e tyre, Naim Runjeva edhe Lulzim Kuka. Faleminderit Kaçanik për mbështetjen dhe mikpritjen! Së shpejti edhe shumë qytetarë të tjerë do t’i bashkohen NISMA’së në Kaçanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat