MASHT nga ky vit ndalon përdorimin e thëngjillit për ngrohje në shkolla

Kosova

MASHT nga ky vit ndalon përdorimin e thëngjillit për ngrohje në shkolla

Më: 28 mars 2018 Në ora: 17:40
Disa nga ministrat e Qeverise Haradinaj

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), njëherësh kryesuese e Task-forcës për ajrin, Albena Reshitaj është zotuar se do të merren hapa konkretë në përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë.

Ajo në takimin e parë të kësaj task force të krijuar me vendim të Qeverisë , paraqiti para të pranishmëve përgjegjësitë institucionale që kanë anëtarët e kësaj task force dhe veprimet e ndërmarra në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Bashkë me ministrat do të punojmë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, duke investuar në zgjerimin e rrjetit të kogjenerimit, ndërrimin e filtrave të termocentraleve, kontrollimin e derivateve të naftës, matjen e gazrave që lirojnë veturat, krijimin e sistemit informativ shëndetësor”, tha Reshitaj. 

Nga ana tjetër anëtaret e kësaj task force paraqitën veprimet që janë duke ndërmarrë dhe u zotuan se do të punojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Në fund të takimit dolën edhe konkluzionet e para të kësaj task force duke përfshirë: Vendimin  për ndalimin e dhënies falas të thëngjillit nga KEK për punëtoret e kësaj korporate nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Ministria e Infrastrukturës shumë shpejt fillon trajnimin e stafit të qendrave të kontrollimit teknik të automjeteve ku deri në fund të vitit do të fillojë edhe kontrollimi i gazrave të veturave.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nga ky vit ndalon përdorimin e thëngjillit për ngrohje në shkolla.

Ministria e Shëndetësisë ka inicuar krijimin e komitetit për shëndet mjedisor dhe të sistemit informativ shëndetësor.

Po ashtu, kanë filluar inspektimet e rrepta nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për kontrollimin e cilësisë së derivateve të naftës.

Me kërkesën e ministres Reshitaj, Ministria e Punëve te Brendshme ka iniciuar krijimin e policisë së gjelbër.

Ndryshe, Task Forca për ajrin do të ketë takime kontinuale për sigurimin e implementimit të veprimeve në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat