Në Prishtinë do të ndërtohet Qendra për autizëm dhe sindromën Down

Kosova

Në Prishtinë do të ndërtohet Qendra për autizëm dhe sindromën Down

Më: 20 mars 2018 Në ora: 13:15
Ziya Yalçinkaya,Selçuk-Konya dhe Shpend Ahmeti

Komuna e Prishtinës u vizitua sot nga një delegacion i Komunës Selçuk-Konya, me në krye nënkryetarin Ziya Yalçinkaya. Qëllimi i kësaj vizite ishte që bashkë me TIKA-n të konkretizohet marrëveshja për ndërtimin e Qendrës për Sindromin Down dhe Autizëm në Prishtinë.

Kryetari Shpend Ahmeti tha se javëve të fundit, me TIKA-n janë marrë vesh që ta bashkë financojnë ndërtimin e kësaj qendre.

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi dërguar mediave ka bërë të ditur se gjysmën e parave do t’i japë komuna dhe shoqatat, kurse gjysmën tjetër qeveria turke përmes TIKA-s.

“Lokacioni është ndarë afër stacionit të autobusëve. Përveç ndihmës financiare, kemi kërkuar ndihmë edhe në atë se si duhet të duket kjo qendër, e edhe si duhet të menaxhohet. Qendra jonë do t’i ketë disa nga terapitë kryesore, e deri tek trajtimi individual i secilit fëmijë”, tha ndër të tjera Ahmeti.

Nënkryetari Yalçinkaya, tregoi për mënyrën e funksionimit të qendrës për Autizëm në Komunën e tij.

“Është një qendër shumë e madhe, ndër më të mëdhatë dhe më të mirat në botë, ku përveç arsimimit dhe edukimit ofrohen edhe të gjitha llojet e terapive që janë të nevojshme për fëmijët me autizëm. Falënderoj të gjithë akterët që i kanë ndërmarrë hapat konkrete për ndërtimin e një qendre të ngjashme në Prishtinë, qendër kjo qe besojmë se do të jetë shumë e suksesshme”, theksoi Yalçinkaya.

Pjesë e delegacionit nga Turqia ishin edhe profesorë dhe ekspertë të arsimimit special, të cilët do të na tregojnë përvojat e tyre të deritashme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat