Asamblisti i VV-së, Sokol Bylykbashi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se rasti i kompanisë “Kodra” paraqet krim të madh ekonomik në Drenas.
“Rasti i kompanisë “Kodra” paraqet krimin më të madh ekonomik që ka ndodhur në komunën tonë prej se jam anëtar i KK. Sot tre vjet nga deklarimi im në KK kundër dhënies së 40 hektarëve shtesë në shfrytëzim të kompanisë “Kodra”, ka thënë Bylykbashi.
Ai ka shtuar se paralajmërimi i tij është vërtetuar por nuk është trajtuar seriozishtë nga organet e drejtësisë.
“Paralajmërimi im i bazuar tashmë është vërtetuar. Ndërkaq kallëzimi penal që e kam bërë kundër zyrtarëve komunalë dhe të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale nuk është trajtuar seriozisht nga organet e hetuesisë”, ka shtuar Bykykbashi.
Për Bylykbashin nisma e kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci për t’ia marr parcelën kompanisë “Kodra” dhe rikthyer komunës, është selektiv!
“Me nismën e kryetarit në këtë vit KK ia ka marrë parcelën kompanisë “Kodra”, të cilën ia kishte dhënë tre vjet më parë. Veprimi i kryetarit (në këtë rast i drejtë) është selektiv dhe nuk ka motiv zbatimin e ligjit”, përfundon regimi i Bylykbashit.