“Qeveria e Kosovës duhet t’i garantojë qytetarët në raste emergjente” - Bota Sot
“Qeveria e Kosovës duhet t’i garantojë qytetarët në raste emergjente”

Kosova

E diel, 19 gusht 2018

“Qeveria e Kosovës duhet t’i garantojë qytetarët në raste emergjente”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 13 shkurt 2018 Në ora: 18:41
Tahir Ahmeti

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), në profilin e tij në facebook ka reaguar për organizimin e ushtrimit në tavolinë ”Reagimi i përbashkët 2018”, organizuar sot nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent.

Sipas tij, duhet të testohet sa më shumë në terren dhe me të gjitha elementet përbërëse, reagimi dhe koordinimi shtetëror në rast të incidenteve me karakter kombëtar. 

“Këto situata mund të jenë nga më të ndryshmet, si nga faktori njeri, po ashtu edhe nga natyra. Pra, që nga sulmet e supozuara terroriste deri tek fatkeqësitë e mëdha të supozuara natyrore.  Do të duhej që Qeveria të garantojë qytetarët e Kosovës se në raste të këtilla të supozuara, reagimi kombëtar do të jetë i plotë, profesional dhe efektiv. Sepse, jo domosdoshmërisht institucionet shtetërore mund të parandalojnë të gjitha të këqijat. Porse, patjetër që institucionet shtetërore duhet të garantojnë reagim të koordinuar dhe profesional”, është shprehur Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test