Gjini: Po bisedojmë me të gjitha partitë, por ende s’kemi marrëveshje

Kosova

Gjini: Po bisedojmë me të gjitha partitë, por ende s’kemi marrëveshje

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 20:19
Ardian Gjini

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, Ardian Gjini, do të ballafaqohet në balotazh me Mimoza Kusari-Lilën e Alternativës.

Gjini tha se po bisedojnë me të gjitha partitë politike, mirëpo deri më tani nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje.

Më tutje, ai tha se besojnë se do ta kenë mbështetjen e qytetarëve dhe do të dalin fitues në Gjakovë.

“Po kemi biseduar pothuajse me të gjitha partitë politike, po bisedojmë edhe me qytetarë dhe besojmë se do të gjejmë mbështetje të madhe”, u deklaruar Gjini.

Ai tha se nuk ka marrëveshje të arritur me ndonjërën prej partive politike, por që bisedimet po vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

“Marrëveshje nuk kemi arritur, por bisedime kemi dhe vazhdojmë të kemi”, u shpreh shkurt Gjini.

Gara për balotazh në komunat e Kosovës do të mbahet më 19 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat