Beqaj-Hasslacher dakordohen për shkëmbim të përvojave

Kosova

Beqaj-Hasslacher dakordohen për shkëmbim të përvojave

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 11:55
Takimi mes Besim Beqajt dhe Peter Hasslacher

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të bashkëpunojë ngushtë me Ambasadën Austriake dhe Zyrën Tregtare Austriake për të lidhur institutet hulumtuese Austriake për inovacion, në identifikimin e nevojave të sektorit privat të Kosovës për trajnime.

Kështu u tha gjatë takimit që ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, kishte me Peter Hasslacher, drejtor i Zyrës Tregtare Austriake për Slloveni, Shqipëri dhe Kosovë dhe përfaqësues i Ambasadës Austriake në Kosovë për Ekonomi.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi mes dy vendeve për zhvillimin ekonomik dhe sektorin e edukimit.

Gjithashtu u tha se bashkëpunimi do të shtrihet në fushën e edukimit, ku ADA ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm.

Ministri Beqaj dhe Hasslacher u dakorduan për shkëmbim të informatave dhe përvojave nga bizneset e suksesshme austriake për ato kosovare, në funksion të marrjes së ideve, rritjes së produktivitetit, konkurrueshmërisë dhe potencialit për eksport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat