Nisin punimet për asfaltimin e një rruge në fshatin Brestoc

Kosova

Nisin punimet për asfaltimin e një rruge në fshatin Brestoc

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 17:24
Brestoc

Komuna e Rahovecit po vazhdon realizimin e projekteve kapitale të cilat janë të financuara nga buxheti i saj, dhe që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme.

Projekti i radhës në të cilin kanë filluar punimet është asfaltimi i një rrugë në fshatin Brestoc.

Punët në realizimin e këtij projekti kapital nga afër i ka parë sot edhe Idriz Vehapi, Kryetar i Komunës se Rahovecit.

Shaban Berisha, banor i fshatit Brestoc dhe i lagjes ku do të asfaltohet rruga e ka falënderuar kryetarin Vehapi, për mbajtjen e premtimit për fillimin e punimeve gjatë vitit 2017, për asfaltimin e rrugës në të cilën jetojmë një numër i konsiderueshëm i banorëve.

Asfaltimi i kësaj rrugë, sigurisht që do të na lehtësoj lëvizjen të gjithë banorëve të cilët jetojmë në këtë lagje.

Kryetari Vehapi, gjatë bisedës me banor të kësaj lagje përpos që i ka uruar për rrugën u ka thënë atyre se ne e kemi për obligim që të ju ofrojmë kushte me të mira infrastrukturore jo për ju por për gjithë banorët e Komunës së Rahovecit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat