Ramush Haradinaj, “Misionar i Paqes”

Kosova

Ramush Haradinaj, “Misionar i Paqes”

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 14:16
Ramush Haradinaj është nderuar me titullin “Misionar i Paqes” si dhe me medaljen “Golden Ambassador Richard Holbrooke” nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet dhe Misioni Diplomatik Amerikan për Paqen Botërore.

Lideri i AAK-së dhe i nominuari për kryeministër Ramush Haradinaj është nderuar me titullin “Misionar i Paqes” si dhe me medaljen “Golden Ambassador Richard Holbrooke” nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet dhe Misioni Diplomatik Amerikan për Paqen Botërore.

Haradinaj u vlerësua lart për kontributin e tij të dhënë për paqen dhe prosperitetin në Kosovë dhe Ballkan.

Kolonel Rondal Torno, oficer i lartë i Ushtrisë Amerikane, komisionar i lartë për paqe botërore, ka lexuar letrën e falënderimit të Misionit Amerikan për Paqen Botërore, ku ka vlerësuar lart figurën e Haradinajt, si faktor i stabilitetit, paqes në Ballkan, duke e vlerësuar hero.

Torno: Ju jeni vërtetë një hero

“Ju jeni vërtetë një hero që i rezistuat me stoicizëm invazionit serb në Kosovë, i rezistuat me dinjitet gjykatës së Hagës, u akuzat padrejtësisht, i rezistuat edhe kurthit të inskenuar në Colmar për të përbaltur kauzën tuaj për paqe dhe prosperitet. Duke lexuar biografinë tuaj cilido ndjehet i frymëzuar nga aktiviteti juaj si lider politik, intelektual, figurë publike, filantrop dhe tani edhe si misionar paqeje, si përfaqësues i Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet, institucion ndërkombëtarë i përkushtuar ndaj shërbimeve qytetare që ndihmon komunitetet paqedashëse të Shqipërisë, Kosovës, Ballkanit e të vendeve tjera në zhvillim për paqe dhe prosperitet. Me sakrificat dhe stoicizmin historik që iu karakterizon, tanimë pasqyrohet dukshëm edhe shëmbëlltyra e Gandit, Martin Luter Kingut, Mandeles baballarët e paqes moderne botërore”, tha Torno.

Shefki Hysa, drejtor i Misionit për Paqe dhe Prosperitet, ka vlerësuar lart figurën e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili sipas tij, tanimë nuk i përket vetëm Kosovës, Shqipërisë, por gjithë botës.

Hysa: A harrohet lufta e djemve të UÇK-së për paqe dhe për prosperitet

“Sot po e vlerësojmë një personalitet të madh si Ramush Haradinaj, i cili tashmë nuk i përket vetëm Kosovës, as Shqipërisë, as kombit shqiptarë as Ballkanit, por i përket gjithë botës. Radhitet tashmë përkrah personaliteteve të mëdhenjë të botës që kanë bërë paqe, që e duan paqen, që edhe e mbrojnë paqen. Ramush Haradinaj është vërtetë një personalitet i madh, një legjendë e gjallë e heroizmit shqiptarë siç citohet në një nga diplomat e dhëna nga misionet tona. Ka në botë shumë vende që nuk kanë heronj, i sajojnë heronjtë e tyre, ka të tjerë popuj që nuk kanë heronj dhe i vjedhin heronjtë e popujve të tjerë, kështu ka ndodhur edhe me popullin tonë ndër shekuj, na i kanë vjedhur heronjtë na i bënë të vetët dhe sa herë ne kujtojmë që kemi heronj të mëdhenj si Ramush Haradinaj na thonë mos i vlerësoni ata, duan që ti harrojmë, por a harrohet lufta e djemve të UCK-së për paqe dhe për prosperitet”, u shpreh Hysa.

Pretendenti për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj çmimin e marrë e quajti të veçantë, sidomos kur vjen nga shteti mik i shqiptarëve, Amerika.

Shqiptarët, sipas Haradinajt, rrënjët i kanë në paqe, porse për të, është dashur të luftohet dhe se për lirinë e vendit është dashur sakrificë e flijim.

Haradinaj: Nderimi nga Amerika i veçantë

“Kjo prezencë e përbashkët e të gjithë neve edhe qëllimi i kësaj ngjarje që është nderimi për mua, për një djalë të Kosovës, për një djalë të shqiptarëve që e ka kaluar rrugën e lirisë edhe që e donë paqen, se ne e çmojmë paqen. Kur vjen ky nderim prej Amerikës vetvetiu është më i çmuar, pse, sepse Amerika është engjëlli ynë mbrojtës, ishte në kohë më të vështira. I priu aleancës botërore, aleancës më të fortë ushtarake NATO-së edhe ne jemi të lirë sot, paqja na intereson jo vetëm në Ballkan por edhe në botë çdo herë për të ruajtur paqen në botë duhet me fitua, me pas dhe ne do të jemi vërtetë në rrethanat tona besnik të idealeve të lirisë e të paqes, të cilave ju prin Amerika, e ideale që na frymëzojnë edhe neve”, theksoi Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat