Këta janë disa emrat e propozuar nga PDK-ja e Podujevës

Kosova

Këta janë disa emrat e propozuar nga PDK-ja e Podujevës

Më: 19 maj 2017 Në ora: 16:53
PDK

Dega e PDK-së në Podujevë ka propozuar disa nga emrat për kandidatë që do të garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Kryetari i Degës Muhamet Latifi është në mesin e të propozuarve, pastaj i sapoaderuari në këtë parti, ish komandanti i FSK-së Kadri Kastrati, Bajram Zejnullahu, Naim Fetahu, Ismet Abdullahu, etj.

I mbetet Kryesisë së Partisë që të vendosë për ndonjërin nga emrat e propozuar nga dega.

 Në listë nuk janë emrat e ish-deputetëve Rrustem Mustafa dhe Latif Gashi pasi që ata janë dënuar për krime lufte dhe pavarësisht se kanë vuajtur dënimin ligji nuk ua lejon që të garojnë për deputetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat