Nesër shpallet aktgjykimi për vrasjen e Zejnepe Berishës

Kosova

Nesër shpallet aktgjykimi për vrasjen e Zejnepe Berishës

Më: 11 prill 2017 Në ora: 15:55
Zejnepe Berisha

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit të martën përfundoi shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit Nebih Berisha, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, Zejnepes, dhe lëndimin e vajzës së tij para një viti e gjysmë në shtëpinë e tij në Suharekë.

Nga seanca e kaluar, prokurori i rastit Mehdi Sefa qëndroi pranë aktakuzës dhe kërkoi dënimin e të akuzuarit.

Ndërsa të martën në fjalën e tij të fundit, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Esat Gutaj kërkoi nga trupi gjykues që të akuzuarit t’ i caktojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit mental ngase, sipas tij, vetë ekspertiza psikiatrike e ka konstatuar se i akuzuari ka aftësi esencialisht të zvogëluar.

“Unë si alternativë kam dhënë edhe një propozim tjetër nëse gjykata nuk e aprovon këtë mendim timin, për të cilën jam i bindur se i mbrojturi im duhet të trajtohet me këtë masë, atëherë kam kërku si rrethana lehtësuese. Mund të dënohet më butë, të zbutet, t’i shqiptohet një dënim edhe më i butë, për shkak se i njëjti edhe më tutje duhet të trajtohet nga institucionet sepse është në gjendje emocionale dhe shëndetësore jo të mirë”, tha avokati Gutaj.

Nebih Berisha akuzohet se në mbrëmjen e 23 tetorit 2015 në shtëpinë e tij familjare me dashje privoi nga jeta bashkëshorten Zejnepe Berishën dhe i shkaktoi lëndime trupore vajzës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat