Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 18:38
Ilustrim

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit të cilat do të jenë të qëndrueshme deri ditën e mërkurë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ngritje të lehta në dy vlerat ekstreme, nga 9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 9m/s.

Nga pasditja e së mërkurës deri të premten do të ketë kushte tjera meteorologjike. Vranësirat të cilat pritet të vijnë nga pjesa verilindore e kontinentit do të jenë të dendura dhe të paqëndrueshme duke kushtëzuar mot të vranët dhe me shi, në viset e ulëta kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla të lehta të dëborës.

Temperaturat do të bien dukshëm nën vlerat e mesatareve, nga 6-9 gradë Celsius, derisa në viset malore me lartësi mbidetare mbi 900m temperaturat minimale do të shënojnë edhe vlera zero. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat