Nënshkruhet memorandum për ndërtimin e teatrit veror në Hoçë të Madhe

Kosova

Nënshkruhet memorandum për ndërtimin e teatrit veror në Hoçë të Madhe

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 11:50
Ilustrim

Komuna e Rahovecit dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “ Ndërtimi i teatrit veror në Hoçë të Madhe”.

Në një njoftim për media thuhet se memorandumi është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Dalibor Jevtic, ministri për Kthim dhe Komunitete.  

“Me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, Ministria për Komunitete dhe Kthim, në bazë të vendimit të ministrit të MKK-së nr.2122/2, do të përkrah bashkëfinancimin e projektit “ Ndërtimi i teatrit veror në Hoçë të Madhe” në Komunën e Rahovecit, me mjete financiare në shumë prej 19 mijë e 354 euro, kurse Komuna e Rahovecit do të ofrojë 20 mijë euro për realizimin e këtij projekti”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat