Mrekullia e shqiptarit në ekipin austriak

Futboll

Mrekullia e shqiptarit në ekipin austriak

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2016 Në ora: 16:17
Mërgim Berisha

Tre gola i shënoi shqiptari Mërgim Berisha në sfidën miqësore në mes RB Leipzig dhe Liefering, e cila përfundoi me rezultat 4:4. Leipzig, anëtar i Bundesliga I gjermane dhe Liefering i Ligës së Dytë të Austrisë, treguan lojë të hapur e të shkëlqyeshme, ku u shënuan gjithsej 8 gola. Në qendër të vëmendjes ka qenë shqiptari Berisha, i cili pati ditën e vet. Ai luajti titullar për Liefering dhe realizoi het-trik në minutën (9-të, 18-të e 20-të). Kjo ndeshje ka qenë e rëndësishme për të dyja ekipet për të parë formën e tyre sidomos për gjermanët. Ndërkaq, Liefering kryeson me 9 pikë në Ligën e dytë austriake, apo në tri takime ka po aq fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat