Grabitje banke si në filma, vidhen 19 mln lekë në Tiranë

Tirana

Grabitje banke si në filma, vidhen 19 mln lekë në Tiranë

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 21:15
Grabitje banke

Një grabitje e një banke ka ndodhur në Tiranë, ku të paktën 19 milionë lekë të reja mendohet të jenë grabitur. Grabitësit e kanë realizuar vjedhjen e tyre nëpërmjet murit të bankës, duke bërë realitet skenaret e filmave hollivudjanë.

Autorët e kësaj ngjarje kanë mundur të çajnë murin e bankës pikërisht në dhomën nën tokë, ku ishte vendosur kasaforta.  Kurse, Policia ka konstatuar se punimet për çarjen e murit të bankës ishin kryer brenda një ambienti tjetër privat, nën tokë, që ishte pranë bankës dhe që dikur ka shërbyer si kazino. 

Mendohet se autorët kanë hyrë në ish-ambientet e kazionosë duke prerë hekurat dhe më pas kanë punuar të qetë të paktën për tre netë me radhë për hapjen e murit, hapje e cila kishte përmasat 50 me 30 cm, mëse e mjaftueshme për futjen e një njeriu. 

Pas hapjes së murit, autorët, duke përdorur edhe lëndë të ndryshme kimike, kanë hapur edhe kasafortën nga ku kanë marrë të paktën 19 milionë lekë të reja. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat