Ja çfarë moti do të kemi gjatë vikendit

Kosova

Ja çfarë moti do të kemi gjatë vikendit

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 15:45
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell.

Në një njoftim për media nga IHMK bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet  31-33 gradë Celsius.

“Gjatë natës së dielës  në pjesën veriore të vendit pritet të vijnë reshjet e shiut  të cilat do të vazhdojnë gjatë tri ditëve të para të javës së ardhshme”, thuhet në njoftim.

Më tej, nga njoftimi bëhet e ditur se temperaturat maksimale do të pësojnë ulje të lehta derisa minimalet do t’i ruajnë këto vlera të ditëve të fundit.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në fund të njoftimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat