I dyshuari i sulmeve të Brukselit i kishte bërë foto stadiumit të Manchester United

Lajme

I dyshuari i sulmeve të Brukselit i kishte bërë foto stadiumit të Manchester United

Më: 5 korrik 2016 Në ora: 12:41
Mohamed Abrini

Terroristi i dyshuar Mohamed Abrini, thuhet të ketë pranuar para policisë belge se ai e kishte fotografuar stadiumin e Manchester United.

Abrini ka qenë i dyshuar kryesor pas sulmeve të Parisit në nëntor të vitit 2015, si dhe ishte kapur nga kamerat e sigurisë pas sulmeve në aeroportin e Brukselit në mars të këtij viti, shkruan Independent.

Televizioni belg VTM pohon të ketë parë raportin e marrjes në pyetje të Abrini, për herë të parë të që nga arrestimi i tij në Bruksel në prill.

Raporti thotë se qelizat e sulmeve në Paris dhe Bruksel ishin pjesë e së njëjtit rrejt, ku i dyshuari Salah Abdeslam ka luajtur një rol më të gjerë se sa mendohej në të dy sulmet.

“Përderisa ishte në Angli, ai po ashtu e vizitoi stadiumin e Manchester United, dhe e fotografoi,” thuhet në raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat