Frutat e detit, ja si ndikojnë në organizëm!

Shëndetësia

Frutat e detit, ja si ndikojnë në organizëm!

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 23:42
Frutat e detit

Frutat e detit janë burim i pasur me acide yndyrore Omega-3, që janë thelbësore për zhvillimin e trurit dhe funksionimin normal të tij. Konsumi i këtij ushqimi, të paktën tre herë në javë, eliminon plakjen e trurit në masën 13 për qind, duke i dhuruar atij rreth tre-katër vjet më shumë rini.

Acidet yndyrore që ato përmbajnë ndihmojnë në uljen e triglicerideve, ulin viskozitetin e gjakut dhe tensionin arterial, si dhe reduktojnë rrezikun e aritmisë. Kështu, njerëzit që konsumojnë një vakt me peshk ose fruta deti të paktën një ditë në javë, kanë 50% më pak risk për infarkt. Ato ndikojnë në uljen e dhembjeve menstruale kur dihet se te gratë me çrregullime janë të rritura substancat inflamatore.

Gjithashtu, marrja e Omega- 3 ndikon në përmirësimin e krizave depresive dhe migrenën si dhe është e nevojshme te gratë shtatzëna, sidomos në periudhën e krijimit të trurit dhe syve të bebes.

Shumë i pëlqejnë për aromën e fortë të detit, të tjerë për shijen e mrekullueshme, por edhe për pastërtinë, meqenëse ushqimin dhe oksigjenin e marrin nga uji. Ato janë përcaktuar pa diskutim edhe si ushqimi ideal për një darkë romantike.

Ushqimet e detit kanë pak yndyrë dhe përvetësohen lehtë nga organizmi, ndaj për këtë arsye, konsiderohen edhe si “ushqimi-ilaç” i atyre që vuajnë nga arterioskleroza.

Frutat e detit thuhet se stimulojnë emocione dhe ndjenja pasioni. Ndërkohë, fuqinë afrodiziake të tyre mund ta japin nëse konsumohen të ziera dhe me pak limon. Sekreti i fuqisë ngacmuese qëndron në substancat që ato përmbajnë, si kripërat minerale dhe në mënyrë të veçantë glikogjenit, thelbësor për kontaktimin muskulor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat