Rusi: Chaika konfirmohet kryeprokuror derisa arrestohen opozitarët

Azia

Rusi: Chaika konfirmohet kryeprokuror derisa arrestohen opozitarët

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 16:20
Kryeprokurori rus, Yury Chaika

Disa aktivistë opozitar rusë janë paraburgosur përkohësisht përball dhomës së lartë të parlamentit rus derisa Prokurori i Përgjithshëm, Yuri Chaika, është betuar për një mandat të dytë pesë vjeçar.

Aktivistët kanë mbajtur pano ku shkruhej: “Përkrahja për Chaika është përkrahje për Tsapoks”, duke iu referuar kështu Tsapok Gang, që fajësohet për zhvatje si dhe disa vrasje dhe vjedhje në një zonë ruse të quajtur, “Krasnodar Krai”.

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, e ka akuzuar Chaika se ka lidhje me bandën famëkeqe që në vitin 2010 tronditi me vrasjen e 12 personave brenda një nate.

Policia ruse lirojë aktivistët opozitarë pas disa orësh.

Në muajin dhjetor, Fondacioni Kundër Korrupsionit i Navalnit, e ka akuzuar Chaikan dhe dy djemtë e tij për korrupsion dhe përfitim të jashtëligjshëm të shumave të mëdha të parave.

Chaika, që ka qenë në këtë post nga viti 2006, pasi është rikonfirmuar në të njejtin post, ka thënë se një nga themeluesit e “Hermitage Capital”, William Broëder, britanik i lindur në SHBA, qëndron prapa “gënjeshtrave” që thuhen për të dhe familjen e tij.

Browder ka akuzuar zyrtarët e taksave në Rusi se kanë kryer mashtrime të mëdha, mashtrime këto që janë zbuluar nga avokati i tij, Sergei magnitsky, i cili më pas vdiq në burg në vitin 2009 pasi nuk iu dha ndihma e duhur mjekësore.

Browder është dënuar në mungesë në vitin 2013 për evazion fiskal nga një gjykatë në Moskë, me 9 vjet në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat