Një flamur gjigand kuq e zi po përgatitet për Europianin

Sporti

Një flamur gjigand kuq e zi po përgatitet për Europianin

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 22:40
Flamuri gjigand kuqezi

Një flamur gjigant kuqezi po përgatitet në Prishtinë me qëllim që të shpaloset në ndeshjen e “Euro 2016”-s, Francë-Shqipëri.

Flamuri, me material prej sateni, është ide e të riut Rinor Sllova nga Dibra.

Përmasat e këtij flamuri nuk i përballon as tribuna e stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja, prandaj tifozët e zjarrtë të kombëtares kanë menduar ta shpalosin diku tjetër.

Lejen për paraqitjen e tij tifozët tashmë e kanë marrë nga shteti francez, ndërsa të angazhuar në shpalosjen e flamurit do të jenë mbi 500 persona.

Ideja e Rinorit është përkrahur nga shumë tifozë kuqezi nga të gjitha trojet e Shqipërisë. Projekti po realizohet vullnetarisht nga tifozët dhe për punimin e tij janë shpenzuar afër 15 mijë euro. 
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat