“Shpata e argjendtë’’ teston aftësitë vepruese në raste krizash me refugjatë (Foto)

Kosova

“Shpata e argjendtë’’ teston aftësitë vepruese në raste krizash me refugjatë (Foto)

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 18:51
Pamje nga aktiviteti

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrahman Rama dhe Komandanti i KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglieta zbritën sot me helikopter në zonën e operacionit të ushtrimit fushor ,”Shpata e argjendtë’’ në kazermën e FSK-së ,”Evropianët e rinj’” në Pomozotin për të parë nga afër operacionet përfundimtare të ushtrimit të përbashkët të institucioneve të sigurisë në vend.

Fillimisht në zonën e operacionit u bë një prezantim i tërë procesit të planifikimit u prezantua skenari si dhe u prezantuan akterët pjesëmarrës, institucionet dhe njësitë pjesëmarrëse në realizimin e ushtrimit e gjithashtu dhe më pas u vizituan vend incidentet e ushtrimit.

Me këtë rast Komandanti i FSK-së tha se “ nga ajo që pamë sot këtu, mund të them se ushtrimi , ‘Shpata e argjendtë’’ doli të jetë pikërisht ashtu siç ishte planifikuar një test dhe sprovë e suksesshme e menaxhimit të emergjencave dhe krizave eventuale në vend, e gjithashtu një ushtrim i veprimit dhe ndërveprimit të suksesshëm dhe i realizuar bashkërisht i të gjitha institucioneve të sigurisë që veprojnë në Kosovë’’.

Rama falënderoi KFOR-in, ekipet këshilluese të NATO-s, agjencitë tjera vendore pjesëmarrëse në ushtrim e në veçanti oficerët, nënoficerët dhe ushtarà «t që për tri ditë rresht të realizojnë me përpikëri dhe motiv të lartë të gjitha detyrat e parashtruara.

Sipas skenarit, refugjatë të supozuar gjoja kishin ardhur nga Siria nëpërmjet Republikës së Maqedonisë dhe kalojnë në zonën kufitare Kosovë- Maqedoni, ku fillimisht u legjitimuan, intervistuan nga Policia e Kosovës, pastaj rastet me sëmundje apo lëndime u trajtuan nga ekipet mjekësore të FSK-së, përkatësisht Kompanisë së Mjekësisë dhe ato të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave .

Po sipas skenarit, refugjatët pas legjitimimit, intervistimit dhe procedurave tjera ligjore transportohen nga Policia e Kosovës për në kampet e refugjatëve të ngritur dhe menaxhuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Vlen të theksohet gjithashtu se ekipet e FSK-së, përkatësisht kërkim shpëtimit dhe ato të Deminimit gjithashtu kanë qenë të angazhuar në kërkimin eventual për persona të zhdukur apo persona që kanë humbur rrugën në zonën kufitare, ndërsa ekipet e Deminimit dhe ati për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera gjatë gjithë kohës qenë ta angazhuara për zbatimin e misionit të tyre sipas skenarit të ushtrimit.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat