Mustafa e njofton Kryesinë e LDK-së për zhvillimet në vend

Kosova

Mustafa e njofton Kryesinë e LDK-së për zhvillimet në vend

Më: 6 maj 2016 Në ora: 15:49

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbajti sot mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën diskutoi për zhvillimet e fundit në vend dhe përgatitjet për Konventën e Punës së LDK-së. Në këtë takim po ashtu u vendos që Konventa punuese e LDK-së të mbahet brend muajit maj.

Kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, njoftoi Kryesinë e LDK-së për zhvillimet e fundit në vend, për procesin e liberalizimit të vizave, dhe përkrahjen e madhe dhe thelbësore të Partisë Popullore Evropiane, EPP, në këtë proces.

Kryesia e LDK-së e vlerësoi punën e kryeministrit Mustafa dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për realizimin e programit qeverisës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat