Rektori i UBT-së, Hajrizi, uron për liberalizimin e vizave dhe pranimin e Kosovës në UEFA

Kosova

Rektori i UBT-së, Hajrizi, uron për liberalizimin e vizave dhe pranimin e Kosovës në UEFA

Më: 4 maj 2016 Në ora: 22:19

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, me rastin e rekomandimit nga Komisioni Evropian për liberalizmin e vizave, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës, ndërsa ka shfaqur besimin se qasja e lirë për të udhëtuar në shtetet e BE-së, i hap perspektivë kosovarëve që të integrohen më fuqishëm në Bashkimin Evropian.

Rektori Hajrizi, ka uruar kosovarët edhe për pranimin e Kosovës në UEFA, një ditë më parë.

“Dy gjëra të mëdha e pozitive i ndodhën brenda dy ditëve Kosovës. Sot u rekomandua liberalizimi i vizave, kurse dje Kosova u njoh nga UEFA me të drejta të barabarta”, u shpreh rektori Hajrizi, teksa falënderoi të gjithë ata që, në një mënyrë apo në një tjetër, kanë dhënë kontribut për këto njohje.

Në veçanti falënderoi Shoqatën Austriake-Kosovare, e cila me fushatën “Po Kosovës 2016” ka kontribuuar jashtëzakonisht në sensibilizimin e shteteve evropiane për rëndësinë e liberalizimit të vizave dhe të integrimit të vazhdueshëm të Kosovës në BE.

Shumë personalitete austriake, pikëpamjet e tyre për integrimin evropian të Kosovës, i kanë shfaqur në konferenca të ndryshme, të organizuara bashkë me UBT-në, në ambientet akademike të kësaj të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat